• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Alvaro Morata, ‘mollë sherri’ mes Milanit dhe Spanjës

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Milani ka përditësime sa u përket informacioneve për gjendjen fizike të Alvaro Moratas dhe Luka Jovicit, lojtarë të thirrur përkatësisht nga Spanja dhe Serbia.

Fokusi kryesor ka të bëjë me sulmuesin spanjoll, i cili humbi ndeshjen me Cagliarin për shkak të një goditjeje që posi në kokë në stërvitje në një përplasje ajrore me Pavloviçin, dëmtim që e detyroi të shtrohej disa orë në spital për monitorimin e gjendjes.

Në orët në vijim, Alvaro do t’u nënshtrohet analizave përkatëse nga stafi mjekësor i kombëtares spanjolle dhe në bazë të rezultateve do të merret një vendim nëse ai do të qëndrojë apo jo nën urdhrat e De La Fuentes, i cili. do të flasë nesër në një konferencë për shtyp.

Teknikisht, në fakt, Morata nuk është hequr nga lista e kampionëve të Europës dhe vetëm pas testeve të mëtejshme do të kuptohet nëse ai do të mbetet te Spanja.

 Para Cagliarit, Milani i kishte dërguar federatës spanjolle dokumentacionin spitalor, i cili përshkruante një prognozë 10-ditore, duke trajtuar ndër të tjera atë që protokolli i UEFA-s e identifikon si “tronditje”.

Situatë e ngjashme me Luka Jovicin. Sulmuesi serb, i cili po përballet me pubalgjinë, problem që e pengoi të fluturonte për në Cagliari, do të vlerësohet nga stafi mjekësor i kombëtares së tij dhe në bazë të rezultateve do të përcaktohet nëse do të qëndrojë apo jo me kombëtaren serbe.

Next Post

Pezullohet arbitri i Premier League, David Coote

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.