• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amanda Dedej, e artë në Youth League

30/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Amanda Dedej ka shkëlqyer në Ligën e të rinjve në Karate, teksa për moshën deri në 14 vjeç ka marrë medaljen e artë në peshën deri në 52 kilogram. Gjithçka është zhvilluar në Poreç të Kroacisë, ndërsa ishin rreth 4000 garues nga 78 vende të botës. Dedej ka zhvilluar gjashtë ndeshje e ka marrë 6 fitore.

Fillimisht 6-0 ndaj kundërshtares nga Ukraina. Më pas 4-0 ndaj konkurrueses nga Hungaria, 6-1 ndaj asaj të Suedisë, 1-0 ndaj sportistes nga Italia. Po 1-0 në raundin gjysmëfinal ndaj kundërshtares nga Bullgaria dhe në finale 4-0 ndaj konkurrentes serbe.

Në këtë aktivitet Shqipëria kishte në garë dhe Nevis Hasani në kategorinë e kadetëve pesha deri në 52 kilogram, Rigers Rami në kategorinë e juniorëve në peshën deri në 61 kilogram dhe Ernik Pjetri po në kategorinë e juniorëve pesha deri në 68 kilogram, që u rendit në vendin e shtatë.

Trajner të skuadrës ishin Lirim Dedej dhe Bekim Basha, kurse Amanda Dedej ishte maja e arritjes për karatenë shqiptare.

Next Post

Braziliani Queven largohet nga Ballkani

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.