Sunday, 1. February 2026
Sport

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë: Urojë Prishtinën për organizimin e Kampionatit të xhudos

GS 17/12/2023 1 Min. Lesezeit

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos u mbajt për herë të parë në Prishtinë.

40 xhudistë morën pjesë në këtë kompeticion nga 26 shtete të ndryshe.

Kosova morri pjesë me katër xhudist dhe fitoi katër medalje.

Pjesë në këto gara morri edhe xhudistja nga Izraeli, Timna Nelson-Levy, e cila fitoi medaljen e argjendtë.

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv ka uruar xhudisten, por edhe Kosovën për organizimin.

“Xhudistja izraelite, Timna Nelson-Levy fitoi medaljen e argjendtë në edicionin e parë të Kampionatit Evropian të Xhudos, Open Prishtina 2023. Në gjysmëfinale, Timna fitoi përballë Distria Krasniqit, xhudistja më e mirë në botë në kategorinë deri në 52 kg. Urime Timna dhe Kosova për organizimin e shkëlqyer dhe për mikpritjen e ofruar për të gjithë sportistët”, ka shkruar ajo në Twitter. /Lajmi.net/

Teilen: