Wednesday, 4. March 2026
Sport

Amerikë – Meksikë dhurojnë spektakël, tre gola dhe katër kartonë të kuq

GS 16/06/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Amerikës është kualifikuar në finalen e Concacaf Nations League, pasi mposhti Meksikën me rezultatin 3 me 0.

Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Allegiant” në Paradise, shkruan Lajmi.net

  

Katër kartonë të kuq dhe tre gola u shënuan në këtë spektakël të vërtetë.

Golat për amerikanët i shënuan: Christian Pulisic (2) dhe Ricardo Pepi.

Kurse kartonë të kuq morën, lojtarët: Montes (Meksika), Arteaga (Meksika), McKennie (Amerika) dhe Dest (Amerika).

Gjithashtu edhe nëntë kartonë të verdhë u dhanë në këtë ndeshje tejet të tensionuar.

Amerika u kualifikua në finale dhe në këtë kompeticion do të luaj ndaj Kanadës, e cila mposhti Panamanë./Lajmi.net/

  


Teilen: