Thursday, 12. March 2026
Sport

Amin Hot i bashkohet Borës

GS 21/07/2025 1 Min. Lesezeit

Amin Hot është përforcimi më i ri te KB Bora, ekip që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fundori Hot, i cili luan në pozitën e fundorit dhe llogaritet si lojtar vendor, është prezantuar të hënën te Bora.

Ai me ekipin nga kryeqyteti ka firmosur për sezonin 2025/26 në elitën e basketbollit kosovar, që nis në muajin shtator.

KB Bora është ekipi i tretë i fundorit Hot në Kosovë, i cili ka luajtur edhe për Pejën dhe Trepçën.

 

Teilen: