Amir Abrashi rikthehet nga lëndimi dhe gati për ndeshjen e së shtunës
Amir Abrashi është rikthyer në stërvitje te skuadra e Grasshoppersit, pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit muskolar.
35-vjeçari do të jetë në dispozicionin e trajnerit, Gerald Scheiblehner për ndeshjen e së shtunës ndaj Lausanne-Sport.
“Ai nuk është vetëm i rëndësishëm, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ai është profesionist absolut dhe mishëron gjithçka që përfaqëson futbollin profesional. Jam i lumtur që është rikthyer në stërvitje”, u shpreh trajneri i GS-së.
Ish-lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, luajti vetëm dy ndeshje këtë sezon.
Ai ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit aktual.
Teilen: