• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, January 14, 2026
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amir Rrahmani: Interi është një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur

14/01/2026
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka dhënë një intervistë për Radio CRC, duke komentuar ndeshjen e madhe të ligës midis Interit dhe Napolit dhe vështirësitë në përballjen me Nerazzurrët.

Napoli mori një barazim të madh 2-2 në udhëtim te Interi në ndeshjen derbi të dielës mbrëma, duke ruajtur diferencën minus katër pikë me Nerazzurrët, pasi në të kundërt do të mbeteshin shtatë pikë mbrapa.

Pas ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Rrahmani ka vlerësuar paraqitjen e ekipit të tij, teksa ka lavdëruar kundërshtarët e Interit, duke i cilësuar si një nga kundërshtarët më të vështirë.

“Nga pikëpamja taktike, ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer: krijuam raste, u mbrojtëm mirë dhe e menaxhuam mirë topin. Momentet individuale vendosën rezultatin dhe kjo është mjaft e drejtë: është një sezon i gjatë në ligë dhe ka ende shumë ndeshje për të luajtur”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.

“Thuram dhe Lautaro? Sigurisht, ka duele individuale, dhe ne kemi mënyrën tonë të mbrojtjes, por gjëja më e rëndësishme është se si e menaxhojmë fazën mbrojtëse si ekip”.

“Interi është një ekip shumë i fortë me lojtarë shumë të mirë: një nga kundërshtarët më të vështirë për t’u përballur. Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatitesh për ndeshje çdo tre ditë, por me stafin e trajnerëve dhe shokët e mi të ekipit, përpiqemi të kuptojmë më mirë duke parë video të kundërshtarit”, përfundoi ylli kosovar.

Ndryshe, Rrahmani është një nga lojtarët kryesorë te Napoli i Antonio Contes. Që nga rikthimi i tij nga lëndimi, Azzurrët kanë rifituar qëndrueshmërinë e tyre mbrojtëse.

Next Post

Thunder lider absolut në Konferencën e Perëndimit, Lakers këndellen me fitore

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.