Qendërmbrojtësi i Napolit dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka pësuar edhe një lëndim, me ç’rast do të humbasë edhe ndeshjet me kombëtaren dardane të muajit tetor.
Sipas mediumeve italiane, më konkretisht “Corriere del Mezzogiorno”, Rrahmani ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes së djeshme, dhe kësisoj do të mungojë për ndeshjen e ardhshme të Napolit, por edhe të Kosovës.
Sipas parashikimeve të para, duke marrë parasysh shkallën e lëndimit, Amir Rrahmani do të mungojë deri më datën 18 tetor, kur do të rikthehet për ndeshjen ndaj Torinos.
Amir Rrahmani së fundmi iu kthye stërvitjeve, pasi ishte lënduar pothuajse një muaj më parë.
Ai u lëndua në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës më 5 shtator.