• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim drejt shkarkimit, Man Utd ka gati zëvendësuesin e portugezit

01/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim po kalon momente të vështira te Manchester United dhe ditët e tij në ‘Old Trafford’ duket se janë të numëruara.

Pas rezultateve zhgënjyese, bordi i klubit anglez ka nisur të shqyrtojë alternativa të mundshme për stolin.

Në listën e emrave të lidhur me ‘Djajtë e Kuq’ janë përmendur Oliver Glasner, Marco Silva, Gareth Southgate dhe Andoni Iraola, ndërsa së fundmi është shtuar edhe një kandidat i ri: Fabian Hurzeler.

Trajneri amerikan 32-vjeçar po shkëlqen në Ligën Premier me Brighton, ekip që e mori në verën e vitit 2024 dhe që aktualisht renditet në vendin e dhjetë në kampionat.

Ish-shefi i vëzhgimit të Manchester United, Mick Brown, për “Football Insider” e cilësoi Hurzelerin si një nga opsionet kryesore.

“Ai ka bërë një punë fantastike te Brighton, skuadra e tij duket shumë mirë. Pyetja e madhe është nëse kjo do të përkthehet edhe te United, sepse presioni atje është krejt ndryshe. Por pa dyshim, është një alternativë serioze”.

Megjithatë, vetë trajneri i Brighton i ka hedhur poshtë këto spekulime me elegancë.

“Thashethemet janë gjithmonë pjesë e kësaj pune, por unë kam shumë respekt për Rúben Amorimin dhe nuk dua të komentoj mbi punën e tij. Sa për mua, ndihem i privilegjuar që jam trajneri i Brighton & Hove Albion dhe jam shumë i lumtur këtu. Kemi ende shumë punë përpara”, tha trajneri amerikan.

Next Post

Serbi-Shqipëri ndeshje me rrezikshmëri të lartë, FIFA dërgon dy oficerë sigurie në Leskovac

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.