• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim i gëzohet fitores së parë në kampionat: Ishim pragmatistë

02/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim regjistroi fitoren e tij të parë në Premier Ligë me Mançester Junajtidin që shkëlqeu, duke mundur me një “poker” Evertonin në “Old Trafford”. “Djajtë” barazuan në Ipsuiç javën e shkuar, në ndeshjen e parë të portugezit në stol, që kur zëvendësoi Rud van Nistelroin, përpara se të mundte Bodo/Glimtin në Ligën e Europës të enjten.

sdfdsffdsfdsfdssdfdfssdf

Të dielën, ata ishin shpërdorues fillimisht dhe nuk patën një kontroll të madh të ndeshjes, por nuk falën asgjë duke shënuar dy herë me Markus Rashfordin dhe dy herë me Joshua Zirkzenë. Në dy golat e parë të “Djajve” kontribuoi edhe mbrojtësin Xharrad Brenthuejt, një objektiv i Mançesterit në merkaton e verës. Fillimisht goditja e Rashfordit u devijua nga këmba e mbrojtësit, përpara se t’i lejonte Dialosë të shërbente Fernandeshin, i cili asistoi Zirkzenë. Junajtid e mbylli ndeshjen 20 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, kur Dialo shërbeu Rashfordin, ndërsa Zirkze shënoi edhe golin e katërt në minutën e 64-t. Junajtid tani e ka mundur Evertonin në Premier Ligë 42 herë, një rekord për një skuadër të Premier Ligës ndaj një rivaleje të vetme.

AMORIM – “Rezultati është i mirë por ne ishim pragmatistë. Nuk ishte një fitore e bukur, por pragmatiste. Ne bëmë detyrën tonë, që është të fitojmë. Mund ta kuptosh që kemi një rrugë të gjatë përpara. Evertoni po kontrollonte lojën, por ne shënuam golat. Por ti nuk mund të fokusohesh vetëm te rezultati, duhet të fokusohesh në mënyrën sesi rezultati erdhi. Ndeshjet tona janë si një karrusel.

Kemi disa momente kur jemi mirë, por pastaj kemi momente kur duhet të vuajmë. Na duhet kohë që të stërvitemi dhe të përmirësohemi. Por është më mirë që të punojmë duke fituar”, tha trajneri portugez, i cili u ndal edhe te forma e Rashfordit dhe Zirkzesë: “Një trajner i ri të jep gjithnjë një shtysë, por ata duhet që të përmirësohen”, tha trajneri i Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Bove e ringjallën në ambulancë”, mjeku italian tregon detajet: Vlerësojmë përpjekjen, por nuk i duhen futur gishtat në gojë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.