• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim i përgjigjet Runit: E lehtë të bësh analistin! Jam 40 vjeç dhe po drejtoj United

03/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Mendoj se është pak naive të thuash se ata po përpiqen të fitojnë Premier Ligën, sepse nga ku janë tani, ata janë shumë larg këtij qëllimi.” Këto fjalë nga Wayne Rooney, ish-legjenda e Manchester United dhe tani trajner, kanë shkaktuar diskutime në Angli orët e fundit, duke qenë se i drejtoheshin trajnerit të “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim.

I pyetur për fjalët e Rooney-t dhe nëse ishte realiste të flitej për fitimin e titullit, Amorim u përgjigj: “Jo, ky është qëllimi. Të jesh naiv është të mendosh se do ta fitojmë titullin këtë vit ose se do të jemi pretendentët kryesorë për sezonin e ardhshëm. E di që tani të gjithë dinë gjithçka. E di që është shumë e lehtë. Edhe unë u bëra komentator dhe analist kur mbylla karrierën. Është diçka shumë e lehtë”.

Amorim përsëriti për BBC se fokusi i klubit është i qartë: “Qëllimi ynë është të fitojmë Premier Ligën. Ndoshta jo me mua, por qëllimi ynë si klub, si menaxhim, është të fitojmë Premier Ligën siç kemi bërë në të kaluarën me të gjitha lavditë dhe legjendat e mëdha të këtij klubi. Ne duam të bëjmë më mirë dhe e dimë se jemi në një moment të vështirë. Nuk jam naiv, prandaj po drejtoj Manchester United në moshën 40-vjeçare”, ka thënë tekniku portugez.

Next Post

Kopmeiners ulet në stol, s’ka hapësirë për Vlahoviçin. Formacionet e mundshme të Juventus-Verona

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.