• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim: Junajtid duhet të ketë qëndrueshmëri, është ligë shumë e vështirë

07/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim ka paralajmëruar se Mançester Junajtid duhet të mësojë të menaxhojë pritshmëritë, pasi pësoi humbjen e parë nën drejtimin e tij në fushën e Arsenalit në mesjavë.ruben amorim

Një humbje 2-0 në “Emirates” dhe rezultatet e tjera në Premier Ligë kanë bërë që Junajtid të zbresë në vendin e 13-të përpara ndeshjes së sotme kundër Notingem Forest në “Old Trafford”. Edhe pse gjysma e sipërme e tabelës është e ngjeshur dhe vetëm shtatë pikë ndajnë Junajtidin nga Siti i vendit të katërt, Amorim është i shqetësuar se klubi nuk mund të ketë luhatje të madhe, ndërsa ai kërkon qëndrueshmëri më të madhe. “Është e vështirë sepse është shumë konkurruese kjo ligë dhe ndryshon gjatë gjithë kohës me vetëm një rezultat”, tha Amorim në konferencë.

“Duhet ta kalojmë këtë fazë, sepse para ndeshjes me Arsenalin ju pyesnit për katër vendet e para dhe tani ne kthehemi në këtë pozicion. Ne duhet të menaxhojmë pritshmëritë; rezultat i keq, jini të qetë dhe vazhdoni të bëni punën që po bëjmë. Në një javë keni tre ndeshje dhe kjo mund të ndryshojë imazhin, perceptimin, ekipin dhe tabelën. Një javë mund të ndryshojë shumë dhe ne duhet të kemi qëndrueshmëri në punë. Rezultatin nuk e kontrolloni, por ju duhet të fitoni tre ndeshje për të parë një diferencë të madhe në tabelë”, shtoi portugezi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bove ka vendosur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.