Wednesday, 26. August 2026
Futboll

Amorim kërkon te Milan të preferuarin e tij në kohën kur drejtonte Man. United

GS 25/08/2026 1 Min. Lesezeit

Milan është shumë aktiv këto ditë të fundit të merkatos, ku përveç largimit të disa lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në projektin e Ruben Amorim, kuqezinjtë po kërkojnë të bëjnë edhe disa përforcime të mundshme, për t’i dhënë trajnerit portugez një ekip të kompletuar.

CaughtOffside zbulon se Milan ka shtuar bisedimet në javën e fundit me Manchester United, për një transferim të mundshëm të Noussair Mazraoui. Ruben Amorim e njeh mirë mbrojtësin maroken që nga koha kur drejtonte Manchester United dhe ai ishte një lojtarët stabël në formacionin e portugezit.

Mazraoui mund të luajë në pozicionin e mbrojtësit të krahut, ose në të djathtë të një tresheje mbrojtëse, një profil që i përshtatet më së miri një trajner që përdor një mbrojtjeje me tre lojtarë.

Teilen: