Humbja e parë e Ruben Amorim në stolin e Milanit erdhi në debutimin e “Europa League”, me Benfica që fitoi 2-0 në “San Siro”. Edhe një herë, pjesa e parë ndikoi drejtpërdrejt në rezultat. “𝘕𝘶𝘬 𝘦 𝘥𝘪 𝘯ë𝘴𝘦 ë𝘴𝘩𝘵ë 𝘱𝘳𝘰𝘣𝘭𝘦𝘮 𝘮𝘦𝘯𝘥𝘰𝘳. Është ndeshja e dytë radhazi që në pjesën e parë nuk jemi në lojë. Nuk mund të pësojmë gola në ato pak momente kur duhet të mbrojmë zonën.
E kemi të vështirë të shënojmë dhe, kur pësojmë, nervozohemi e gjithçka bëhet më e vështirë, – tha trajneri kuqezi. – Me topin ndonjëherë i krijojmë më shumë probleme vetes sesa kur e ka kundërshtari. E mbajmë topin, por na mungon kreativiteti pranë zonës. Pas golit humbëm gjithçka që duhej të bënim, donim ta luanim shpejt, por pa cilësi”.
Për mbrojtjen: “Gjithçka ndërlidhet, nuk jemi shumë të organizuar. Duhet të përmirësohemi, të shënojmë të parët dhe ta çojmë ndeshjen në një tjetër drejtim”. Për mungesën e sulmeve në thellësi: “Është e vërtetë, askush nuk e sulmonte hapësirën pas mbrojtjes. Duhet të vrapojmë pas mbrojtësve”.
Për ndryshimet taktike: “Kam dy muaj punë. Do të gjejmë zgjidhje për t’u përshtatur. Duhet të krijojmë një mënyrë loje, por edhe të fitojmë ndeshje. Jam gati të përshtatem”.