• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Amorim, “shigjetë” Rashfordit përmes Garnaços: Ai ndryshoi

02/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ruben Amorim ka lavdëruar Alehandro Garnaçon për ndryshimin në gjithçka të situatës së tij pasi u la jashtë skuadre për derbin e Mançesterit në dhjetor. Garnaço dhe Markus Rashford u përjashtuan nga trajneri në fitoren e Junajtid në “Etihad” pasi Amorim tha se ishte i pakënaqur me qëndrimin e tyre në stërvitje.amorimPor ndërsa Rashford mbetet jashtë në 12 ndeshjet e mëpasshme dhe Amorim tha këtë javë se ai ende duhet të ndryshojë për të ringjallur karrierën e tij në “Old Trafford”, Garnaço ka luftuar dhe fituar besimin e trajnerit. Anësori 20-vjeçar argjentinas ishte një nga lojtarët më të mirë të Junajtid kur hyri si zëvendësues në pjesën e parë në fitoren 2-0 të Ligës së Europës ndaj Steauas së Bukureshtit në Rumani të enjten mbrëma.

Garnaço është përfolur për një largim nga “Old Trafford” përpara mbylljes së merkatos të hënën, ndërsa Napoli dhe Çelsi testuan vendosmërinë e Junajtid për të mbajtur të riun. Por Amorim thotë se dëshiron të mbajë Garnaçon, i cili është përshtatur nga luajtja si anësor në skemën konvencionale nën drejtimin e Erik ten Hag, në një nga dy numrat 10 në sistemin 3-4-3 të portugezit. “Ai ndryshoi menjëherë që nga ajo ndeshje me Sitin”, tha Amorim në konferencë, 24 orë pasi kishte shpjeguar përse Rashford nuk po kthehet në skuadër.

“Ai i kupton gjërat dhe e kupton që unë thjesht dua ta ndihmoj. Unë dua vetëm të fitoj ndeshje. Pasi folëm me të, ai ndryshoi në gjithçka. Mënyra se si ai rikuperohet. Ai e kupton që ndonjëherë jam një trajner ndryshe, se jam kërkues në mënyrën time. Ai e di që jam kërkues për të mirën e tij dhe nuk bëhet në dëm të tij. Mendoj se e gjithë merita është e Garnaços. Ai po përmirësohet dhe ne duam të vazhdojmë të përmirësohemi me të. Ai kuptoi pozicionin, momentet e lojës brenda dhe jashtë, lidhja me Meinonë. Mendoj se ai po përmirësohet shumë”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kjo është nota për lojtarin shqiptar në fitoren ndaj Real Madridit 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.