Thursday, 19. March 2026
Sport

Analisti i VAR-it “godet” Komisionin e Gjyqtarëve – Hajdari: “Reagim i pabarabartë, ku është drejttësia për Ç

GS 19/03/2026 3 Min. Lesezeit

Ish-gjyqtari i futbollit dhe tani analist i përhershëm në emisionin sportiv VAR në Tëvë 1, Hajriz Hajdari e ka mirëpritur reagimin e Komisionit të gjyqtarëve, lidhur me rastin e trajnerit Tahir Batatina, që një ditë më parë ofendoi rëndë duke e sulmuar edhe në baza familjare, gjyqtarin me stemë të FIFA-së, Fatlum Berisha.

Berisha zbuloi mesazhet private të Batatinës, duke ia përmendur familjarët e ndjerë e duke i uruar fat të njëjtë. Rasti ka ngjallur rragime të mëdha nga gjyqtarët, Komisioni i tyre por edhe opinioni apprtiv në vend, edhe pse Batatina ende nuk i ka kërkuar falje Berishës.

Megjithatë Hajdari ka qenë i ashpër ndaj Komisionit, që nuk ka reaguar më parë për rastet e tjera të gjyqtarëve, e në veçanti të Dardan Çakës, i cili vazhdon të anashkalohet nga FFK-ja, dhe nuk po delegohet në asnjë ndeshje.

Reagimi i plotë i Hajriz Hajdarit:

Është për t’u përshëndetur që më në fund Komisioni ka reaguar në mbrojtje të gjyqtarëve. Por ky reagim humb vlerën kur nuk është i barabartë për të gjithë. Ku është drejtësia për Dardan Çakën? Si është e mundur që për një reagim në Facebook të fshihet nga lista, ndërsa raste të tjera të trajtohen ndryshe? Kjo nuk është drejtësi – ky është standard i dyfishtë.

Mbrojtja duhet të jetë e njëjtë për secilin, pa dallim. Nuk mund të ketë “të privilegjuar” dhe “të sakrifikuar”.

Ndërkohë, gjyqtarët po përballen me probleme reale: tash e gati dy muaj pa i marrë pagesat e tyre. Dhe le të jemi të çartë – ato nuk janë paga luksi, por kompensime minimale për punën dhe përgjegjësinë që mbajnë. Sot është natë e madhe, e ata ende presin atë që u takon.

Në njërën anë kërkohet profesionalizëm maksimal, përkushtim ditë e natë dhe përballje me presion të vazhdueshëm. Në anën tjetër, mungon mbështetja institucionale, vonohen pagesat dhe drejtësia zbatohet në mënyrë selektive.

Kur ndodh një gabim i vogël – reagimi është i menjëhershëm dhe i ashpër. Por kur ka gabime reale nga të tjerë, shpeshherë heshtet ose justifikohet. Kjo nuk është drejtësi, kjo është padrejtësi e hapur.

Nëse duam një futboll të pastër dhe të besueshëm, atëherë drejtësia nuk guxon të jetë selektive.

Mjaft më me standarde të dyfishta!

Teilen: