Ndoshta certifikimi më i rëndësishëm i cilësisë vjen nga trajneri i Torinos, ai që zakonisht nuk është veçanërisht i dashur në komplimentimin e kundërshtarëve të tij. Pas humbjes me Milanin, Ivan Juriç tha: Nuk kishte lojë, një diferencë të tmerrshme midis dy skuadrave. Është hera e parë që Torino im ka një ndeshje të tillë: diferencë e madhe në këmbë, shpejtësi, forcë”.
Kështu e ka përshkruar Milanin e ri të Piolit, i cili ka qepur një veshje shumë të ndryshme për skuadrën e tij në krahasimme sezonin e kaluar. Ndër ndryshimet më të dukshme, ajo që u kërkohet mbrojtësve të krahut: të dy shumë brenda fushës. Diçka që, nga ana tjetër, Kalabria dhe Hernandez e kanë bërë në të kaluarën. Por jo me këtë frekuencë dhe sidomos jo njëkohësisht. Me rrëshqitjen e Kruniçit në qendër të mbrojtjes, Davide dhe Teo në fazën e posedimit bëhen mesfushorë të shtuar me të gjitha detyrat dhe qëllimet e rolit.
MESFUSHORËT SI FANTAZISTË – Mbrojtësit e krahut, që ngrihen në mesfushë, kanë një efekt kaskadë: mesfushorët, nga ana e tyre, kanë licencë për të sulmuar zonën rivale. Një nga të dy gjithmonë, por në varësi të rrethanave ndodh me të dy. Me Reijndersin që graviton në qendrën e majtë të mesfushës dhe Loftus-Çikk në qendrën e djathtë. Një situatë ofensive që nuk deshifrohet menjëherë për kundërshtarët, siç e dëshmuan edhe ndeshjet kundër Bolonjës e Torinos.
VERTIKALIZIME – Pas analizimit të karakteristikave të blerjeve të reja, është diçka që thuhet që nga korriku: do të jetë një Milan shumë më vertikal. Dhe kështu ka qenë në dy daljet e para në kampionat. Vetëm mendoni për golin e Pulisiçit në Bolonjë, ose atë ndaj Torinos. Pa harrur edhe golin e Hernandezit. Deri më tani kemi parë një “djall” që zhytet thellë e që duket më pak i prirur ndaj pasimeve horizontale. Në këtë dinamikë, LoftusÇik dhe Reijnders (por edhe Musah) janë interpretues të përsosur.
NJË KUNDËR NJË – Milani ka ngritur nivelin e cilësisë në disa sektorë kyç. Për shembull, lart djathtas dhe qendra e majtë e mesfushës. Falë Pulisiçit dhe Reijndersit, por edhe Loftus-Çikut, në një mënyrë tjetër, me arrogancë – di ta driblojë ose lërë pas rivalin. Në këtë kuptim, futbolli nuk ka nevojë të shpikë asgjë: kush arrin të fitojë duele dhe të fitojë epërsi numerike, rrit në mënyrë të dukshme mundësinë e shënimit të golave. Dhe në stol, për momentin, ende qëndrojnë Çukvueze dhe Okafori, të tjera “shigjeta” në harkun e Piolit.
ZËVENDËS ME NIVEL – Në fakt, nëse shohimpankinën e kuqezinjve, ka më shumë opsione. Zgjedhjet e dyta që nuk janë aq të dyta. Viti i kaluar ishte një kufizim i dukshëm. Tani Okafor mund të hyjë në vendin e Leaos, ndërsa Çukvueze është këmbyes i Pulisiçit. Edhe Romero, i cili ka cilësi të padiskutueshme teknike, është një armë e shkëlqyer në ndeshje e sipër. Në mesfushë Musah mund t’i mundësojë Loftus-Çikut që të marrë frymë, pa harruar se deri në fund të vitit Pioli do ta ketë sërish Benaserin.
PANORAMASPORT.AL