Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Saki foli për “La Gazzetta dello Sport”, teksa u ndal te ndeshja e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Interit.“Një ndeshje e mrekullueshme, një triumf për futbollin. Interi vrapoi me një gol vdekjeprurës, dhe pastaj Barcelona duke shkuar kundër rrymës dhe të zvarritur nga fenomeni Jamal, arritën të barazonin në pjesën e parë në 2-2. Vërtet 45 minuta për t’u duartrokitur.”
Po në pjesën e dytë?
“Interi u rikthye në fushë me një qëndrim të ndryshëm krahasuar me mënyrën se si e mbyllën pjesën e parë. Më dukeshin më agresivë, pak më “të fortë”, madje u përpoqën të sulmonin Barcelonën. Dhe pastaj erdhi goli nga Dumfris për 2-3. Me topa të lartë, zikaltërit ishin dhe janë qartësisht superiorë, dhe kjo duhet të jetë një armë për t’u shfrytëzuar në ndeshjen e kthimit”.
A e prisnit të ishte kështu?
“Do të jem i sinqertë, prisja diçka më shumë nga Barcelona, veçanërisht në pjesën e dytë. I kam ndjekur blaugranat gjatë gjithë sezonit dhe në raste të tjera më kanë impresionuar më shumë. Këtë herë, megjithatë, Interi ishte në gjendje t’i përmbante, të mbyllte hapësirat, të vuante kur iu desh të vuanin me një shpirt të madh sakrifice. Dua ta përgëzoj Inzagin sepse ai e kuptoi si të përballej me Barçën, i vuri në vështirësi dhe tregoi se mund të luajë në kushte të barabarta”.
Rezultat i drejtë?
“Po. Është e vërtetë që Barcelona e mbajti topin më shumë dhe pati raste, veçanërisht në pjesën e parë. Por është gjithashtu e vërtetë që Interi mori epërsinë 2-0, dhe më pas 3-2, dhe madje shënoi golin 4-3 që u anulua për pak centimetra… Pra, më duket se forcat në fushë ishin të barabarta, pavarësisht dallimeve logjike në stil.”
Si e shihni ndeshjen e kthimit tani?
“Unë besoj se Interi mund ta bëjë. Tani do të jetë thelbësore të rikuperojmë energjinë fizike dhe psikologjike, dhe e di mirë se sa shpenzohet në sfida të tilla. Dhe pastaj, ndoshta, të arrijmë të rikthejmë në këmbë disa lojtarë që janë të rëndësishëm për zikaltërit dhe unë po mendoj qartë për Lautaron dhe Dimarkon. Por sa i përket lojës, besoj se Interi ka atë që duhet për ta futur Barcelonën në krizë në ndeshjen e kthimit në San Siro.”
BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL