• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza e ish-trajnerit Fabio Kapelo/ Milan mendjemadh, me “big”-ët duhet kujdes

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të mërkurën Milani nuk tregoi asnjë nga cilësitë e veta më të mira. Skuadra nuk kishte në asnjë moment ide e nuk u pa kurrë aktive, përveç gjysmë ore fillestare, ku të dyja skuadrat driblonin. Më pas kuqezinjtë u shthurën. Kur shkon për të luajtur në Champions, niveli është i lartë, sepse ndeshesh me ekipe që nuk të falin asgjë dhe të dënojnë në rastin më të parë.

kapelo

Ky është aspekti kryesor në të cilin Pioli duhet të punojë më tepër. Nuk më pëlqeu ndeshja. Gjysmë orën e parë Milani luajti në kushte të barabarta, me rrezikun për të luajtur një kundër një, dhe kjo nuk dha rezultat. Por kur luan kështu kundër njerëzve si Mbape rrezikon. Milani u tregua i pavëmendshëm në prapavijë dhe me zero prezencë në zonën e rreptësisë kundërshtarë për 80 minuta. Rezultati përfundimtar nuk është shumë ngushëllues, zero gola në tri ndeshje dhe një deficit në renditje.

Megjithatë gjysmën e parë të mirë, Milani mungoi në Paris. Nuk e kuptoj se si skuadra po flinte në goditjen nga këndi që solli 2-0. Milani duhet të jetë i kujdesshëm, mund të jetë mendjemadhësi të luash gjithmonë një kundër një. Kundër Interit pësoi 5 gola, ndaj PSG-së pësoi tre falë Menjasë, pasi mund të kishin qenë ishin më shumë. Pa harruar edhe humbje kundër Juves. E po t’i analizosh me vëmendje të tria këto disfata, qëndrimi i Milanit dukej pak arrogant. Ndeshja ndaj Napolit do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për të treguar vlerën e skuadrës. Milani ka luajtur tre ndeshje kundër ekipeve të mëdha dhe i humbi të treja.

Tani shkon dhe luan përsëri me një ekip që është i rrezikshëm si Napoli që do të jetë një formë testi pasi djemtë e Garsias mbase nuk janë në nivelin e vitit të kaluar, por mbeten të rrezikshëm. Ndërkohë, Pioli do të ketë mungesa e do të duhet të zgjidhë problemin psikologjik të një skuadre e cila ka harruar të shënojë përveç se të fitojë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

NBA/ Debutim ëndrrash për Lillard, Lakers rikthehet te fitorja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.