• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza e Marçelo Lipit: Mota nuk më entuziazmon! Inzagi, ndër më të mirët në Itali

15/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është koha për etapën e dytë të këtij sezoni për derbin e Italisë. Juventusi dhe Interi do të “përplasin brirët” të dielën në mbrëmje, ndërsa një koment për këtë sfidë e ka dhe një “ish” që i ka drejtuar të dyja skuadrat.

Lipi

Marçelo Lipi komenton gjendjen e Juventusit dhe Interit, ndërsa ka gjithashtu ka një koment për të dy trajnerët, si Tiago Motën, ashtu edhe Simone Inzagin.

JUVENTUSI- “Juventusi ka nisur një rrugë të re dhe, si në çdo rrugë të re, nevojitet kohë, një luks që është vështirë t’u jepet skuadrave si Juventusi, Interi dhe Milani që luftojnë për majën”.

MOTA- “Unë do të jem i sinqertë. Shoh një trajner të aftë, të fokusuar, të përkushtuar ndaj punës së tij, por pas Allegrit s’më entuziazmon. Prisja të shihja një figurë që do t’i mbante më shumë të karikuar tifozët bardhezi dhe që do të përcillte emocionet e veta”.

VLAHOVIÇ- “Më është dashur të përballem me situata të ngjashme. Unë kam vepruar gjithmonë duke u dhënë besim edhe lojtarëve që nuk e meritonin në atë moment, por e meritonin për ç’kishin bërë më parë”.

INZAGI- “Nuk mund të them se kush është trajneri më i mirë italian, janë dy ose tre. Por Inzagi dhe Konte janë sigurisht mes tyre. Inzagi vlerësohet shumë. Kur merr kaq shumë rezultate të rëndësishme, fiton bindje dhe besim”, tha ndër të tjera Marçelo Lipi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Fermin Lopez i bindur se Barça do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.