Humbja ndaj Panamasë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve “Concacaf” do ta detyrojë të kthehet më shpejt në bazë. Ndërkohë, Junus Musah ka folur për “GOAL.com” për kohën e tij te Milani kujtimet e tij me kombëtaren amerikane dhe ambientimin me presionin e kritikat që janë të pashmangshme për lojtarët elitarë.
Deri pak kohë më parë ishit lojtari më i ri me më shumë minuta në Europë. Si ndiheshit për atë fakt? M’u dhanë mundësi dhe i shfrytëzova. Duke pasur minuta, është normale të bëhen edhe shumë gabime në një ndeshje. Por mëson diçka nga të gjitha këto përvoja në një moshë aq të re. Personalisht më ndihmuan tej mase. Arsenali, Valencia e më pas Milani më ndihmuan të stërvitem, të menaxhoja këto presione dhe tashmë kam shumë përvojë dhe u jam mirënjohës, sepse do të më ndihmojë patjetër në të ardhmen.
Si ka qenë eskperiencia juaj te Milani? Kur luan për Milanin, presioni është në rend të ditës. Është një privilegj, sepse, në fund të fundit, nëse nuk do të isha futbollist profesionist, nuk do t’i përjetoja këto ndjesi. Mundohet të shoh të gjitha anët pozitive dhe më pas kur njerëzit më kritikojnë apo thonë gjëra të këqija, nuk shqetësohem fare. Jo për gjë, po kam dëgjuar aq shumë prej tyre gjatë gjithë karrierës sime dhe jam mësuar. Në fillim ndikohesha shumë, por tani jo më.
Duket sikur jeni integruar më mirë sivjet? Ishte si shans i dytë, mendoj. Më është dashur të punoj shumë. Duke ardhur në ekip, nuk njihja askënd përveç Pulisiçit, por kur je i hapur për miqësi të reja, mund të ambientohesh më lehtë. Në fund të fundit, veçanërisht me futbollin, është më e lehtë të bëheni miq sapo të dilni në fushë.
Sa ka ndikuar Kristiani (Pulisiçi) në përvojën tuaj milaniste? Duket si shumë i moshuar, por është vetëm 25 vjeç. Si në kombëtare, ashtu edhe te Milani, ai është një vlerë e jashtëzakonshme për ekipin. Pulisiç nuk është vetëm një lojtar tepër i talentuar, por edhe një person fantastik në dhomat e zhveshjes. Ai është rritur shumë gjatë viteve që kur filluam të luanim së bashku. Me këtë kalim te Milani, mund të shihni një transferim të merituar, ku ai vazhdon të rritet.
Sa mundësi ka Milani për të arritur mes katër të parëve në Serinë A? Gjashtë pikë nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë në këtë moment të kampionatit. Duhet të jemi të zotë e të aftë që përfitojmë nga frenimet e ekipeve që janë para nesh në renditje dhe mundësisht të fitojmë përballjet direkte.
PANORAMASPORT.AL