• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, December 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza e supersfidës Barcelona-Inter/ Jamal nuk ndalet, zikaltërit befasuan me Dumfrisin në sulm

02/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ndeshje e çmendur. Një gjysmëfinale Championsi me veprime të jashtëzakonshme. Një ndeshje kampionësh. 90 minuta spektakël ku të dyja skuadrat nuk kursyen asgjë dhe kërkuan fitoren deri në fund. Një natë ëndrrash dhe yjesh mbi “Montjuic”. Sido që të shkojë, asnjë pendesë. Zonja dhe zotërinj: Barcelona– Inter.jamallFILLIM ZJARRI- Gati, nisja. Dhe Interi shënon një supergol me Turamin. Aksioni është nga ata të punuar me kujdes në stërvitje për të goditur kundërshtarin. Topi shkon te sulmuesi, që pason te mesfushori për të shmangur presionin dhe hap lojën në të djathtë për Dumfris, i cili vrapon në hapësirë dhe e çon topin në qendër. Në fazën sulmuese, numri 2 në fakt është një sulmues i pastër, sepse avancon përtej linjës së dy sulmuesve dhe shpesh është lojtari më përpara sulmuesve. Aksione të tilla janë buka e përditshme e Interit, sidomos në ndeshjet jashtë fushe në Champions, ku kundërshtari ka zotërimin e lojës, shih Sitin, Leverkusenin dhe Bajernin. Interi e ka përgatitur kështu: kompaktë prapa, të vendosur poshtë. Dhe pastaj të shpërthejnë në kundërsulm rrufeshëm.

JAMAL S’NDALET- Barcelona nuk dorëzohet dhe sulmon me kokë ulur, me një “tiki-taka” vertikale që synon të gjejë dhe të çlirojë Lamin Jamalin në të djathtë. Talenti spanjoll e bën Dimarkon të vuajë: e sfidon, shmang, pason në thellësi, gjuan. Praktikisht i bën të gjitha vetë. Barcelona është e varur nga magjitë e tij. Kur numri 19 ka topin, Dani Olmo dhe Pedri i afrohen për pasim ose për ndonjë kombinim të shpejtë. Ndërkohë, Torres qëndron në zonë dhe Rafinja hapet në të majtë, duke bërë një diagonale drejt qendrës për të përmbyllur ndonjë krosim të mundshëm.

RITËM- Barcelona luan me dy prekje dhe në ritëm të lartë, falë vizionit gjeometrik të Pedrit. Blaugranat fitojnë terren dhe Interi e ka të vështirë të dalë me qetësi në ndërtimin e aksioneve. Herët e pakta kur ia del, arrin ta ndajë skuadrën kundërshtare në dysh dhe krijon situata 4 kundër 4 me një mbrojtje të pasigurt të vendasve. Mkitarian, Dumfris, Lautaro, Turam dhe shpesh Barela janë lojtarët më të avancuar të Interit. Dy mesfushorët e brendshëm ndërrohen duke depërtuar nga prapa për të ndihmuar dyshen e sulmit. Krahu i majtë ndërkohë mbetet i ngrirë: Bastoni rri shumë prapa dhe nuk përfshihet fare në fazën sulmuese. Edhe Dimarko po ashtu. Të dy duhet të merren vazhdimisht me mbulimin e Jamalit, rrezikut numër një. Edhe Mkitarian shpesh del në ndihmë, duke u tërhequr dhe duke shkuar në krah për të ndihmuar Dimarkon kundër spanjollit.4 QENDRA- Kjo mënyrë loje, natyrshëm krijon hapësira në qendër të fushës, por Interi është i zoti të mos kapet në befasi nga De Jong dhe Dani Olmo në ato zona. Në këtë ndeshje të ndarë mes kundërsulmeve dhe zotërimit të theksuar të topit nga njerëzit e Flik, Çalhanoglu, që duhet të ishte balancuesi, duket disi jashtë lojës dhe nuk arrin të vendosë ritmin.

PJESA E DYTË- Në pjesën e dytë, Interi bëhet më agresiv dhe ngre qendrën e lojës, duke arritur të përballojë më mirë iniciativat e Barcelonës. Barcelona bie natyrshëm në intensitet dhe nuk arrin më të jetë vendimtare në 20 metrat e fundit, edhe falë një Açerbi dhe Bastoni në formë “monstre”, që nuk lejojnë asgjë të kalojë. Zikaltrit ushtrojnë presion dhe ngushtojnë hapësirat. Futja në lojë e Karlos Augustos ka gjithashtu ndikim, pasi bën presion të fortë mbi Jamalin dhe nuk i lë hapësirë vendimtare. Pjesa e fundit e ndeshjes dhuron aksione të shpejta nga njëra portë te tjetra dhe të papritura të vazhdueshme. Në fund, një 3-3 spektakolar, që lë gjithçka të hapur për në Milano. Për 5 ditë do të vijë e vërteta e Inter–Barcelonës, përballjes së përjetshme.5GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy yjet janë parë në stërvitje me Mançester Sitin, Guardiola: Nuk e di kur kthehet Rodri, Haland s’është gati

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.