Wednesday, 15. July 2026
Sport

Analiza e Thierry Henry/ “Skuadra më e mirë fitoi, nëse kalon në avantazh Spanja, përmbysja është mision i pamundur”

GS 15/07/2026 1 Min. Lesezeit

Eksperti i rrjetit amerikan “FOX”, Thierry Henry, në analizën e bërë pas takimit mes Francës dhe Spanjës evidentoi disa pika ku sipas tij skuadra iberike bëri diferencën në fushë.

“Spanja kontrolloi topin dhe tregoi se është kurorëzuar me meritë kampione e Europës”, nis analizën e tij ish-sulmuesi francez, i cili me kombëtaren e “gjelave” numëron 51 gola në 123 takime.

“Unë mendoj se ekipi më i mirë fitoi. Nëse nuk je në ndeshje që prej fillimit të saj, atëherë kalimi i turit bëhet i vështirë. Spanja është skuadra më e vështirë, të cilës mund t’i përmbysësh rezultatin”, tha Henry. A.V.

Teilen: