Sot Milani do të sfidojë në Dortmund Borusian. Gazeta “Tuttosport” ka analizuar momentin e ekipit të Edin Terziçit. Verdhezinjtë, këtë sezon, po rizbulojnë veten në një version të ri.
Një që është padyshim më pak brilant në aspektin e lojës krahasuar me të zakonshmen dhe, mbi të gjitha, në krahasim me atë që kërkohet nga tifozëria. Marko Reus me shokë nuk duket se janë më pjesë e një ekipi të brishtë dhe proaktiv, por më tepër i mërzitshëm dhe solid. Gjëja më e rëndësishme, megjithatë, është se rezultatet nuk mungojnë. Deri më tani, Dortmundi ka fituar 14 pikë nga 18 në dispozicion. Ata janë në pozicion të njëjtë me kampionët në fuqi të Bajernit, me të cilin zënë vendin e tretë në renditjen e Bundesligës, +1 ndaj RB Lajpcigut, -1 nga Shtutgarti dhe -2 nga liderët e ligës Bajer Leverkusenit.
PA HUMBJE NË SHTËPI – Fakti që ka ekipin e vetëm të pamposhtur në kampionat kënaq Terziçin. Humbja e vetme e sezonit deri më tani erdhi në Champions, në transfertë kundër PSG-së në javën e parë të grupit (0-2). Trajneri i verdhezinjve po shijon rilindjen e Mats Humelsit dhe në pritje për të gjetur Sebastian Halerin në versionin më të mirë (vetëm 2 gola të shënuar, mbi një muaj e gjysmë më parë, në Kupën e Gjermanisë) përkëdhel Niklas Fylkrugun. Qendërsulmuesi i ri, titullar i kombëtares gjermane, në fakt është shfaqur me fanellën e re pas transferimit të tij nga Verder Bremen në fazat e fundit të merkatos së kaluar të verës. Dortmundi, megjithatë, vuan të shënojë. Vetëm 12 gola të shënuar në 6 ndeshjet e para të Bundesligës. Kjo është një mesatare prej 2 golash për lojë, e vërtetë, por është më e keqja në mesin e gjashtë më të mirëve në kampionatin gjerman. Në të njëjtën kohë, ekipi pëson shumë pak: vetëm 6 gola (një për ndeshje), më keq vetëm se Frankfurti me 5.
PANORAMASPORT.AL