Këto net ka yje që bien – është Shën Lorenci – por Milani, do të donte të shkonte në drejtim të kundërt. Tifozët shpresojnë për një nisje të shkëlqyer të Milanit, por ngjarjet aktuale flasin edhe për problemet, mes një trofeu të ngritur (Berluskoni) dhe humbjes kundër Trentos.
SITUATA – Dhe në fund të fundit, Milani aktual ky është: një ekip që mund të shkojë nga toka në qiell, që mund të bëjë gjithçka, por nuk ka asgjë të garantuar. Kompanitë e basteve e konfirmojnë me faktin se “djalli” ka shanse që variojnë nga 4 në 10 për të fituar titullin, një hapësirë e ekzagjeruar, krejtësisht e pazakontë. Interi, për të kuptuar, shkon nga 2.75 në 3.50. Napoli nga 3.50 në 4.50. Juvja nga 4 në 5. Për ta vënë jashtë koeficienteve, mjafton të shohim ekipin kuqezi për të kuptuar. Milani ka më pak siguri se pothuajse të gjithë rivalët e tyre të “Scudetto”-s: mesfusha është e re, sulmuesi kryesor së shpejti do të jetë 37 vjeç dhe mbrojtja nuk jep garanci. Në të njëjtën kohë, gjithashtu ka më shumë potencial rritjeje se të gjithë të mëdhenjtë, sepse ÇukvuezePulisiç-Zhiru-Leao-Okafor është një kuintet i aftë për të tronditur Serinë A. Pioli qëndron pezull mes defekteve dhe ëndrrave, pak a shumë siç do ta përshkruajmë.
PROBLEMI 1, MBROJTJA – Milani ka pësuar gola kundër të gjitha rivaleve të verës, duke përjashtuar Lumexanen. Një sinjal aspak i mirë. Pioli e di se duhet ta sistemojë rendimentin dhe performanca e Fikajo Tomorit është detaji më i dukshëm: dy gabime në Shtetet e Bashkuara, një ndaj Monzës. Përshtatjet taktike janë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme: këtë sezon Pioli ka parime paksa të ndryshme në mbrojtje dhe me Kruniç si regjisorin e 4-3-3- shit ai fut një mesfushor qendror, që shpesh ulet dhe pothuajse merr pozicionin e një qendërmbrojtësi të tretë. Më 10 ditë para premierës së kampionatit, ka mekanizma për të memorizuar, një gjendje fizike për të perfeksionuar dhe një Kalabria për t’u rikthyer në formë.
SHPIRTI I GRUPIT — Shikoni videot e Samuel Çukvuezes në fund të Monza-Milan dhe në konferencën për shtyp. Është gëzimi i të jetuarit me një fanellë me numrin 21 dhe gërsheta. Nigeriani është imazhi i fundit i një Milani entuziast. Reijnders që i thotë jo Barcelonës, Leao me buzëqeshjen e rasteve të mëdha, Musah që bën gjithçka për të ardhur në Milano: fragmentet e Milanit thonë se shpirti i grupit, të paktën potencialisht, është ai i duhuri. Është e qartë se nuk mjafton të arrihet titulli, por detaji është më i rëndësishëm se diku tjetër: dhoma e zhveshjes së Napolit, Interit dhe Juventusit, në të mirë e në të keq, kanë rregullat e veta, të cilat nuk kanë gjasa të ndryshojnë; ai i Milanit është një mikrokozmos për t’u marrë shembull.
PROBLEMI 2, GOLAT – Radiografia e golave të shënuar nga Milani këtë verë. Kundër Realit të Madridit, Tomori nga këndi dhe Romero pas një topi të vjedhur. Kundër Juves, një tjetër këndore dhe një goditje dënimi. Kundër Barcelonës nuk pati gola. Në Monza, një penallti grushtuar. Në këtë verë kuqezinjtë kanë realizuar vetëm një herë më aksion dhe ky është detaji më shqetësues. Për më tepër, Olivie Zhiru që tregon vezullimet klasike të një kampioni, po dallohet më shumë si asistues sesa një terminal ofensiv. Një hipotezë është ajo e përdorimit të dy sulmuesve, pra Zhiru me Okaforin në krah. Gjithçka është pezulluar, në pritje për të parë nëse zvicerani mund të jetë “pyka” dhe nëse Colombo do të qëndrojë apo do të kërkohet një tjetër zgjidhje nga merkatoja. Ndërkohë nesër, ndaj ES Sahel (në ora 18:00) dhe Novarës (të dielën në 11:00) do të ishte rasti për të shënuar disa gola.
BUZËQESHJA 2, REIJNDERS — Në 24 orët e fundit, shumë tifozë të Milanit kanë vrapuar për të parë videot e Tizhani Reijndersit në “YouTube”. Tifozët më pak të vëmendshëm ndaj Ligës së Konferencës dhe futbollit ndërkombëtar po zbulojnë një mesfushor që luan gjatë dhe shkurt, ndryshon anët kur duhet, del nga një markim në mes të fushës dhe shkon vertikalisht. Holandezi është surpriza më e mirë e verës kuqezi dhe duke parë përpara, drejt kampionatit, ai është një titullar i padiskutueshëm për Milanin. Në mes, skuadra nis me të, i cili ka karakteristika shumë të ndryshme nga ato të shokëve të skuadrës. Pak metra më tutje, Ruben Loftus-Çik rritet. Nëpër miqësore nuk ka qenë asnjëherë emocionues, por ka fizik, është qartësisht një lojtar ndërkombëtar dhe ndaj Monzës rrezikoi të shënonte, çka përbën një detaj jo të parëndësishëm për të.