• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

ANALIZA/ Interi nuk u rinis sepse në fakt nuk u ndal kurrë…

03/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi nuk u rinis, sepse kurrë nuk bëri asnjë ndalesë fatale. Maksimumi, nëse doni, barazimi kundër Napolit ishte thjesht një frenim i lehtë pas një vrulli të jashtëzakonshëm dhe me ritëm të frikshëm.

inter inzagi asllani sancez

Por në çdo mënyrë, pas pushimit për kombëtaren, ku shpirtrat u trazuan më shumë për çështje ekstrasportive, rikthimi në fushë e pa Interin që të thellonte sërish diferencën në +14 pikë ndaj Milanit dhe +20 ndaj Juventusit. Pavarësisht se në ndeshje “munguan” Lautaro dhe Turam, këtë herë menduan Dimarko me Sançezin dhe Bastoni (asisti i tretë radhazi në 3 ndeshjet e fundit).

Forca e kolektivit le të themi. Nëse individi zhduket, grupi është ai që bën diferencën. Dy sulmuesve iu mungon goli, por pavarësisht këtij momenti po provojnë të japin diçka për skuadrën përpara. Gjatë javës do të duhet të punojnë shumë për të rigjetur veten dhe ritmin. Por në këtë sfidë mungoi edhe Çalhanoglu. Ata që kanë udhëhequr skuadrën deri tani me performanca të jashtëzakonshme. Turku nuk kishte oksigjen, por nuk stonoi falë performancës së jashtëzakonshme të Barelës dhe Mkitarianit.

Tani duhen 11 pikë zyrtarisht, nëse Milani i fiton të gjitha ndeshjet duke llogaritur edhe derbin. Por për këtë të fundit bëhet një tjetër diskutim (lexo lajmin kryesor). Pa zë sepse ka bërtitur shumë, por Inzagi riniset menjëherë me këmbën në gaz pas frenimit kundër Napolit.

Ishte fitorja e 100-të me Interin nga 150 ndeshje në total. Një arritje interesante, që në fakt nuk do të kishte vlerë pa objektivin final që është i vetmi që vlen në këtë sezon. Titulli i 20-të në histori që përkthehet me yllin e dytë në fanellë. Është thjesht çështje kohe sepse skuadra po i bën të gjitha gjërat mirë dhe nuk po ndalet.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

I mrekullueshëm ky lojtar, Foden kompleton hat-trick me një eurogol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.