• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Ja pse Leverkuseni ka shanse t’i mbijetojë “ferrit” në Mynih

05/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajer Leverksuen është më pak e avantazhuar në letër për të kaluar në fazën tjetër të Champions-it.leverkusenPor nga shumë analistë, ata vështrohet më të favorizuar, teksa Ksabi Alonso dhe Florian Virc janë dy arsyet kryesore. Mediumi “bundesliga.com” ka “zbërthyer” pse “Aspirinat” do avancojnë drejt çerekfinaleve:

PËRPARËSIA TAKTIKE E ALONSOS Loja e fortë e kampionëve e fokusuar në zotërimin e topit dhe me një lojë inteligjente në pozicion, e pa Bajernin të kufizuar në vetëm dy goditje në ndeshje. Kjo definitivisht nuk ishte një rastësi, Leverkusen gjithashtu mbajti portën e pastër në vizitën e tyre më të fundit në Mynih, një fitore 0-1 në Kupën e Gjermanisë në dhjetor. Me vetëm një gol të pësuar në katër përballjet e fundit me Bajernin, “Aspirinat” janë stërvitur me mjeshtëri në artin e vështirë për të mbajtur të “qetë” Herri Kejn e shokët e tij të skuadrës sulmuese dhe kjo mund të rezultojë të jetë një avantazh i madh për një ndeshje me eliminim me dy ndeshje në Evropë.

IMPAKTI “VIRC” Gjashtë gola në tetë paraqitje në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve të UEFA-s këtë sezon, përfshirë dy kundër Fejnord dhe Salcburg. Mesfushori i avancuar do të bëjë paraqitjen e tij të parë në një ndeshje me eliminim direkt në Champions dhe ai pa dyshim do të jetë edhe më i motivuar për të lënë shenjën e tij.

SHIK, GATI PËR TË SHKËLQYER Me vetëm 11 starte të nevojshme në Bundesligë, Shik ka shënuar 16 gola, nuk ka asnjë dyshim në aftësinë e tij ofensive. Sulmuesi çek mund të jetë i etur për të vulosur autoritetin e tij në Champions, megjithatë, pasi shënoi vetëm një herë në tetë përpjekje në kompeticionin e këtij sezoni. Pasi ka luajtur Shik vetëm si zëvendësues në minutën e fundit në ndeshjen e fundit të ligës kundër Bajernit, Alonso duhet të jetë duke e konsideruar seriozisht bomberin çek. Është fakt se në sezonin e shkuar kur Leverkusen inkuadrohej në Europa Ligë, Shik ka shënuar shpesh në minutat e fundit dhe ketë gjë mund të tentojë edhe ndaj bavarezëve. Ende nuk është e sigurt nga trajneri Ksabi Alonso nëse do luajë me pykë në ndeshjen e parë të Champions-it karshi Bajernit apo do përdorë sulmues “fals”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Xabi Alonso tregon një detaj interesant për Granit Xhakën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.