Një Milan i vëmendshëm, por jo shumë i saktë dhe që mungoi pa justifikim në zonën sulmuese. Kjo është përmbledhja perfekte e kuqezinjve të parë në fushë kundër Juventusit në ndeshjen e madhe të ndeshjes së 13-të të Serisë A, me një barazim pa gola që herët e tjera do të kishte qenë i këndshëm.
Por jo të shtunën. Dhe turma e “San Siro”-s me të drejtë konteston, sepse pa marrë rreziqe nuk mund të arrish askund dhe të mos jesh në gjendje të përfitosh nga gabimet e rivalëve është një limit i rëndësishëm. Dhe kështu vendi në Champions për sezonin e ardhshëm vendoset akoma më shumë në rrezik pavarësisht se Paulo Fonseka flet me besim për ambicie titulli.
THELBI I ÇËSHTJES – Le të fillojmë me atë që justifikohet më shumë pas 90 minutave lojë në Meaza. Ose ndoshta do të ishte më mirë të thuhej “jo lojë”. Sepse kjo, në thelb, ishte Milan-Juventus, e ofruar nga të dyja palët. Por nëse në anën e Juventusit, handikapi ishte ai i mungesës së një sulmuesi, me Motën që shpiku nëntë false duke alternuar mes Mekenin dhe Kopmainers, mungesa e mprehtësisë së repartit sulmues të kuqezinjve ishte një e metë e madhe. Leao nuk u ndez kurrë, Morata nuk arriti asnjëherë të depërtonte dhe Loftus-Çiku i bëri të gjithë të ndjenin mungesën Pulisiçit.
Mbrojtja e “Zonjës së Vjetër”, në fakt, mundi të ndalte me kompaktësi dhe vëmendje sulmin e Milanit, edhe pse disa “dhurata” ia bëri. Këtë herë kuqezinjtë, çuditërisht, harruan se si dërgohet topi në rrjetë. Sigurisht, meritat janë të Juves që kishte një “qarkullues” topi më shumë në mesfushë dhe një sulmues më pak, megjithatë Fonseka nuk e lexoi shpejt diçka të tillë, pasi mund të kishte sakrifikuar Rojalin (më i dobëti për ekipin e tij) për të rritur peshën në vijën e parë me Abrahamin.
NEVOJË DHE DOMOSDOSHMËRI – Të mos jesh në gjendje të shfrytëzosh gabimet e pakta të katërshes së Juventusit, me bashkëpunimin e një Lokateli jo fort të kthjellët, është një kufi. Mbi të gjitha sepse, me rolet e ndryshuara, Milani me siguri do të kishte pësuar. Pra rivalët nuk falin në gabimin më të parë, ndërkohë që Milani duket shpesh i kontraktuar. Ndoshta është qasje mendore siç thotë trajneri, por këtë herë përballë ishte Juvja dhe motivimi nuk duhej të kishte munguar.
Por vëmendja nuk mund të çojë në eliminimin total të ndërmarrjes së rrezikut sulmues, sepse frika për të marrë një rrezik ngadalëson gjithçka dhe venit thelbin e lojës: golin. Dhe Milanit duket se i mungon edhe finalizues, ai i aftë të ndryshojë fatin e ndeshjes me një prekje. Në teori, ose më mirë me listën e organikës në dorë, nuk mungojnë emrat që kualifikohen për atë rol, por në fushë është një histori krejtësisht e ndryshme. Leao dhe Morata që në minutën e 1-të, me Pulisiçin stol, në fakt nuk mund të kapërcejnë pengesat dhe as të shpikin diçka, duke u zhdukur mes fanellave kundërshtare. Një paralajmërim i qartë për ata që janë të përfshirë në merkaton e “Djallit”, të cilët duhet të fillojnë të kërkojnë një “grabitqar zone” të vërtetë për Fonsekën, i cili duke vazhduar kështu rrezikon të shohë zonën e Champions sepse për titullin nuk ka më shanse.
PANORAMASPORT.AL