• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Mbi 100 mln për merkaton dhe 13 largime, ja risitë e planit kuqezi

27/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte një qershor i tmerrshëm për tifozët e Milanit, në fushë dhe në merkato. Më 4 Zlatan Ibrahimoviçi njoftoi tërheqjen e tij; në datën 6 dhe 7 Paolo Maldini dhe Frederik Masara u shkarkuan. Në javët e fundit shitja e Sandro Tonalit te Njukasëlli ka qenë kryefjalë, paçka se njoftimi zyrtar duhet të vijë në ditët në vijim.

dkf

JO MË BIG-ë – Tifozët nuk dinë më çfarë të mendojnë. Çfarë dot ë ndodhë me Milanin? A do të çojë në zvogëlim të ambicieve transferimi i aksioneve nga “Elliott Management Corporation” te”RedBird Capital Partners”? Me Maldinin që nuk qëndron më nërolin e garantuesit të projektit teknik të kuqezinjve, me komandën e operacioneve të tregut, që i është besuar drejtorit ekzekutiv Xhorxho Furlani dhe menaxherit të skautëve Xhefi Monkada, a do të deformohet skuadra e Stefano Piolit?

Kemi kryer hetime, kemi verifikuar ndjesitë, “hashethemet” dhe kemi mbledhur lajme. Dhe këtu, si paraardhëse, mund të zbulojmë strategjinë e Milanit në merkato për verën e vitit 2023. Pika e parë: shitja e Tonalit te Njukasëllit do të jetë e vetmja që do të prekë emrat e mëdhenjtë organikës. Për të qenë më të saktë: Majk Menja, Teo Hernandez dhe Rafael Leao nuk do të lëvizin nga Milani në këtë verë.

BUXHETI DHE PAGAT – Pika e dytë: 70 milionë eurot nga shitja e numrit 8 te “qymyrxhinjtë” do të riinvestohen totalisht për të përforcuar ekipin. Mund të imagjinohet, sipas asaj që kemi kuptuar, një merkato verore në hyrje me të paktën 100 milionë euro shpenzime. Me siguri Milani do të shpenzojë më shumë se sa merr nga shitjet. Për më tepër, klubi do të rrisë faturën e pagave në mënyrë që të jetë në gjendje të mbajë lojtarët aktuale dhe të tërheqë sa më shumë lojtarë të jetë e mundur, duke u bërë më konkurrues në fazën e negociatave.

SA AFRIME? – Prioritetet e hyrjes janë blerja e tre mesfushorëve, një anësori të djathtë dhe një “pyke”. Pesë lojtarë tënivelit dhe të gatshëm menjëherë. Më pas skuadra do të kompletohet me të rinj perspektive. Gjithçka me sistemin “Moneyball”,për të qenë i qartë, d.m.th talente kryesisht të panjohura të gjetura nëpër botë. Gjithsesi, kompletimi i ekipi do të varet edhe nga shitjet që do të realizohen e në këtë aspekt janë të paktën 13 lojtarë me valixhe në dorë te Milani. Me pak fjalë: nëse muaji qershor ishte i gjatë, i dhimbshëm dhe i dhimbshëm për tifozët eMilanit, korriku dhe gushti premtojnë të jenë të bujshëm dhe argëtues. Tani do të shohim nëse të gjitha këto indikacione do të respektohen apo jo nga pronarët dhe drejtuesit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayern Munich “lëviz gurët”, ofertë zyrtare për Harry Kane, Tottenham e refuzon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.