Problemi i Milanit është në kokë dhe mendor. Mungon vullneti për të fituar, po ashtu edhe egërsia në duele dhe qasja, herë pas here, është irrituese.Një koncept që shprehet vazhdimisht jo vetëm nga tifozët kuqezi, të zhgënjyer pas disfatës së shëmtuar (shumë të shëmtuar) ndaj Juventusit, por nga trajneri i tyre portugez, i cili, që të mos ngatërrohemi, nuk është më Paulo Fonseka. Dhe ndoshta kjo është çështja.
Pavarësisht fjalëve të bukura, shkundjes emocionale, Superkupës e kështu me radhë, rezultatet e kuqezinjve, në fund të fundit, edhe me Serxho Konseisaon, janë praktikisht të njëjta. Këtij Milani i mungon diçka dhe problemi i lashtë duket se gjendet kudo përveçse midis vijave të fushës. Një problem shumë më i ndërlikuar për t’u zgjidhur dhe këtë e ka kuptuar shumë mirë ish-tekniku i Portos.
PROBLEM I LASHTË – Gjithçka nuk mund të ndryshohet, por gjetja e çelësit për një aspekt kaq delikat por vendimtar është një detyrë e vështirë në pothuajse çdo niveli psikologjik, sepse edhe në futboll, siç shpeshherë duan të përsërisin vetë sportistët, para së gjithash duhet të punojë mirë mendja. Nëse, përkundrazi, ajo funksionon me angazhimin minimal të lojtarëve, horizonti është i errët dhe agimi mbetet larg.
Në fund të një paraqitjeje si ajo e dhënë në shtëpinë e Juventusit, veçanërisht në pjesën e dytë, të flasësh për taktikën dhe teknikën është kufizuese, edhe sepse të njëjtat probleme ishin zbuluar me gjithë vrazhdësinë e tyre pak ditë më parë në Komo. Fitorja e javës së kaluar shtyu afatin e rizbulimit të një problemi i cili në fakt daton që nga kohët e Piolit. Ndjesia përfundimtare është e një ekipi në konfuzion total, që vegjeton në mëshirën e ngjarjeve, në një situatë të komplikuar nga një kalendar që nuk lejon pushime të ndërmjetme për të punuar e për t’u stërvitur. Pavarësisht se Konseisao pas Juves konfirmoi se lodhja nuk duhet të llogaritet akoma duke qenë se jemi vetëm në mes të sezonit.
IDEJA E LOJËS – Në fakt, ndeshjet janë seanca stërvitore për konceptet e Serxhio Konseisaos, i cili për momentin nuk mund të bëjë gjë tjetër veçse të këmbëngulë dhe të punojë më fort me idenë e tij të futbollit. E njëjta që e bën Benaserin të luajë si i tretë mesfushe, pavarësisht tre paraqitjeve pa nivel midis Superkupës, Komos dhe Juventusit.
Gjithashtu, e njëjta ide që çoi solli përmbysje fituese në tre raste, por gjithashtu bëri që Milani të mbetej gjithmonë pas dhe të pranonte gola, përveç barazimit të mërzitshëm 1-1 në shtëpi kundër Kaljarit. Faza e nxehtë e sezonit tashmë ka filluar, katër vendet e para po largohen pas çdo jave dhe misioni i portugezit është i qartë: t’i japë “Djallit” një shpirt, pa e ditur ende mënyrën. Për informacion, pyesni paraardhësin e tij.
PANORAMASPORT.AL