• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Milani në rritje, por Fonseka ka akoma probleme

20/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tiago Mota dhe Paulo Fonseka, pas 12 ditësh gara paralele (portugezi duhet të rikuperojnë një), përplasen. Të shtunën në “San Siro”. Në verë ata morën një mandat pothuajse të ngjashëm: të linin pas të kaluarën e ekipeve respektive, të rinovonin idetë dhe grupin, e të kthenin Juven dhe Milanin në krye.

milannnn

Në këtë kontekst, ndeshja e së shtunës është e vlefshme si certifikatë e ecurisë së punimeve. Le të përpiqemi të bëjmë “spiunët” dhe të hedhim një sy në kantierin kuqezi.

IDEJA DHE LOJA – Paulo Fonseka zbuti disi vertikalitetin e Piolit dhe imponoi një lojë me më shumë qarkullim topi. Me një 4-2-3-1, si referencë Reijnders u vendos me idenë për të shoqëruar aksionin, duke lënë Fofanën të jetë “mburojë” për mbrojtjen. Më pas Pulisiç, nëse luan anësor i djathtë ka detyrë të synojë qendrën për të kombinuar apo goditur, teksa amerikani i përdorur si fantazist është akoma më sulmues e në ndihmë të pykës siç bëri në derbin e fituar ndaj Interit. Në fazën pa top, Fonseka shpesh vendos nën presion katër sulmues (4-2-4), lëvizje që e lejon të frenojë ndërtimin e manovrës nga ana e kundërshtarit.

KANTIER – Katër “gjuetarët” e topit në sulm krijonin shpesh probleme në tranzicione, duke nisur nga disfata në Parma, ku Milani u ndëshkuar rëndë nga kundërsulmet e ekipit të Fabio Pekias. Në natën e lavdishme në Madrid, Fonseka gjeti ekuilibrin perfekt me Musahun në mbrojtje si element i pestë për të mbytur me presion Viniciusin.

Por trajneri portugez nuk pranon ta përsërisë këtë lëvizje, sepse ai aspiron një Milan dominues. Kërkimi për ekuilibrin taktik vazhdon, ashtu si edhe struktura më e mirë mbrojtëse. Pavloviç nuk po vazhdon të jetë mburoja që dukej se ishte gjatë verës, dëmtimi i Gabias ka hequr përqendrimin dhe konkretësinë ndaj kuqezinjtë po kërkojnë akoma një dyshe qendre titullarë. Milani ka pësua dy herë më shumë gola se Juve (14-7), pavarësisht se ka luajtur një ndeshje më pak, çka dëshmon edhe një herë brishtësinë difensive të “Djallit”

REZULTATET – Fonsela ka thyer tabunë e derbit pas dy vitesh dhe gjashtë humbjeve: kjo nuk është diçka e vogël. Ajo fitore ndihmoi në rritjen e Reijnders, i cili aktualisht është lojtari më i mirë në Serinë A. Me këtë lëvizje trajneru rrezikoi, por, në fakt, ngujimi i gjatë i Leaos në pankinë i ktheu versionin më të mirë të Rafës (Madrid, Kaljari e kombëtare).

Fonsek, me një ndeshje më pak, sheh Napolin 8 pikë larg dhe në Champions duhet të sulmojë 4 ndeshjet e fundit, pasi ka humbur 2, për të mos dështuar kualifikimin direkt në 1/8-at. Sezoni i “Djallit” mund të përmblidhet në fitoret fisnike ndaj Interit dhe Realit dhe në shumë zhgënjime ndaj skuadrave të mesme të e të vogla për shkak të mungesës së ekuilibrit dhe motivimit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dramë te Juventusi, sulmuesi kryesor dëmtohet dhe humb Milanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.