• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Musiala “fener” për Bajernin ndaj Junajtidit, Tuhel s’jep siguri

22/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih korri fitore “të çmendur” për mënyrën se si rrodhën ngjarjet në përballjen me Mançester Junajtidin, e përfunduar me shifrat 4-3 në favor të bavarezëve. Mediat gjermane kanë zbërthyer lojën e kampionëve të Bundesligës,duke nxjerrë në dritë disa skenarë të ndryshëm.uyuiuh

OSHILACIONET- Minutat e para kundër “djajve” prezantuan një Bajern tepër kërkues në kuadratin mik, por me evoluimin e minutave tempi i tyre ra ndjeshëm. E njëjta tablo ishte prezente edhe në duelin ndaj Leverkusenit javën e shkuar. Kjo panoramë ka marrë linjën e një trendi dhe me shumë gjasa do të kthehet në problem, nëse nuk merren masa në kohë. Rezultati i 45 minutave të para dhuroi 2 gola në kampin e rekordmenëve gjermanë. Megjithatë pjesa e mbetur mund të cilësohet si problematike. Oshilacionet në mbulimin e Markus Rashfordit në krahun e djathtë. Laimer e kishte të pamundur zmbrapsjen e anglezit. Dejvis krijoi të çara, të cilat vinin sirezultat i daljeve të shpeshta në fazën ofensive. Kuota e 3golave në 45 minutat e dyta flet qartë.

MUSIALA FRYMËZON TË TIJTË- Aksioni i golit të dytëu “skalit” nga këmbët e Xhamal Musialës. Talenti 20-vjeçar mori zvarrë gjithë mbrojtjen mike, derisa i dhuroi mundësinë e shënimit Leroi Sanesë. Aftësitë dribluese të “bambit” (pseudonimi i cili i referohet Xhamal Musialës) prishi linjën e prapavijës së “djajve”, të cilët u detyruan ta markonin gjermanin me forca të shumta. Kjo skenë liroi edhe pjesën tjetër të sulmit bavarez, e ku ndodheshin më të lirë në kërcënimin e portës. Xhamal ka marrë pozitën e mesfushorit të avancuar në modulin e përzgjedhur prej Tomas Tuhelit, konkretisht me 4-2-3-1. Musiala shërbente jo vetëm nga korsitë respektive, aty ku qëndroi Gnabri e Sane, por edhe me topa pas shpine për”pykën” angleze Herri Kejn.

TUHELI NUK BIND- Pas pranimit të 2 golave në sfidën me Leverkusenin të premten e kaluar, kampionët e Bundesligës “prenotuan” edhe 3 të tjerë ndaj Mançester Junajtidit. Detyra e parë e Tuhelit në pankinën e Bajernit përkoi me përforcimin e repartit defensiv, por duket se qasja ka marrë tjetër drejtim. Edhe pse në gjirin e tyre ndodhet “artileria” e rëndë, me emra si Kim, Upamekano apo De Ligt, sërish ata fusin “ujë”. Rezultati i pjesë së parë me fragmentin e dytë dëshmon se tekniku 50-vjeçar nuk prezanton siguri në menaxhimin e lojës dhe aplikimin e taktikave të duhura.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Messi i rikthehet kohës së shkuar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.