• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Serbi Vlahoviç, ja pse i duhet Juves edhe kur nuk shënon

04/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mungesa e papritur e Dushan Vlahoviçit, por edhe e Arkadiuzh Milikut ndaj Atalantës i hapi shumë probleme Juventusit në transfertën e fundjavës që lamë parë. Fakti që “zonja e vjetër” u rikthye të bënte ato ndeshjet e shëmtuara, të cilat të ofrojnë një mërzi totale, me vetëm një goditje të Kiezës në fillim të pjesës së dytë, në hyrje të zonës, e cila dha idenë e mundësisë së një goli, por u grushtua nga Muso.

vlahovic.juve.esultanza.orecchio.2022.23.750x450

Po më pas? Asgjë, asnjë rrezikshmëri dhe arsyeja kryesore është se reparti sulmues, i përbërë nga Kieza dhe Ken, vërtet u sakrifikuan shumë duke luajtur deri në mbrojtje në disa momente, por nuk arrinin kurrë që të tërhiqnin mesfushorët, që edhe në Bergamo lanë një shije të hidhur. Por sido që të ishte, nuk mund të luhen kurrsesi 90 minuta me idenë, hidhi topin Kiezës dhe më pas të lutemi nëse ai zgjidh një aksion në mënyrë individuale.

Me Vlahoviçin, apo edhe me Milikun që di ta bëjë mirë këtë rol, pikësëpari Juventusi kishte 5 gola më pak pas 7 javëve të para të kampionatit dhe vetëm kjo nuk është pak. Pastaj, Vlahoviç, edhe kur nuk shënon, duke luajtur me shpatulla nga porta, e ka cilësinë që një top të stopuar ta administrojë, të mbrojë, të presë që mesfusha dhe krahët e mbrojtjes të ngjiten për të ofruar superioritet numerik, për të tentuar ndërtimin e një sulmi me shumë lojtarë.

Madje, edhe në rast se e humbet, gjithsesi mesfushorët do të jenë afër kërkuesve të topit të rivalëve, pasi do të jenë duke u ngjitur, ndërsa kur Kieza humbte një top ndaj Atalantës, këta të fundit kishin 30 metra fushë për të administruar sferën, pasi pak ishin ata që bënin presing.

Kështu që, shënon apo jo, një si Dushan duhet gjithmonë në fushë, aq më tepër në pritje të derbit me Torinon, ku duke parë rëndësinë e sfidës, çdo ekip di të transformohet dhe të japë më të mirën e tij. Fundja, në lojë është krenaria e qytetit, deri në ndeshjen e kthimit…

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti ‘i befasuar’ nga Bellingham: Nuk mund ta besoj që është 20-vjeçar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.