• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Zvicra nxori në pah problemet e Gjermanisë

25/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitoret bindëse kundër Skocisë dhe Hungarisë hodhën themele të forta se Gjermania është gati për të përsëritur suksesin e vitit 2014 në arenë e futbollit ndërkombëtar. Por dueli me Zvicrën i ktheu me “këmbë në tokë”, jo vetëm tifozët, por edhe trajnerin Nagelsman apo edhe lojtarët.

nagelsman

MBROJTJA – Maksimilan Mitelshtad në miqësoret e muajt mars i habiti të gjithë me rendimentin e lartë, po prej asaj periudhe ai ka filluar të zbehet gradualisht. Thuajse çdo pasime kundër helevetëve nuk shkoi saktë në zonën mike. Joshua Kimish u përpoq të bënte më mirë, por jo të evidentojë si protagonist. Në golin e pësuar, si Rydiger dhe Tah kishin të dy faj. I pari që e lë të lirë krosimin e Frojler, ndërsa mbrojtësi i Leverkusen e humbi duelin me Ndoie. Panorama e mësipërme flet qartë se prapavija fut ende “ujë”.

MESFUSHA – Çuditërisht Toni Kros nuk e ngriti nivelin e lojës, sikurse i ndodhi dy takimet pararendëse. Mbulimi gati perfekt i Zvicrës në mbrojtje ia bllokoi rrezen në adresim të sulmit. Toni mbeti në statusin e “të zakonshmit”. Sapo Xhaka me shokë kaluan në avantazh, edhe Gyndoanit i ranë papritur “bateritë”. Nuk e kishte më qartësinë në pasime e shkurtra, apo vertikalizimet.

FORMACIONI – Julian Nagelsman ka marrë trajtën e një “diktatori” në formacion, zero ndryshim titullarësh në tri ndeshje. Në bazë të rendimentit krahas Zvicrës, inkuadrimi në lojë i Shloterbek, Raum dhe Fylkrug rezultuan “çelësi” i suksesit. Ata i ndryshuan “marshin” ekipit në ndërtimin e aksioneve nga mbrapa.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Euro 2024: Formacionet zyrtare të Francës dhe Polonisë, ja vendimi për Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.