• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anas Lagrari, krahu “tjetër” i djathtë i Perez, që mban Realin të lidhur me Barçën

23/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anas Lagrari nuk ka një profil domethënës në “Wikipedia”. Në këtë kuptim, ai ndan diskrecionin që karakterizon të fortët e presidentit të Realit, Florentino Perez.

ANAS

Emri i tij filloi të shfaqej në media në vitin 2021, kur presidenti i Realit nisi projektin e Super Ligës Evropiane. Lagrari, një financier francez me origjinë marokene, i cili ishte vetëm 37 vjeç në atë kohë, ishte truri financiar pas kompeticionit të ri, i cili premtoi të ardhura prej rreth 400 milionë euro për fituesin e turneut, krahasuar me më pak se 150 milionë euro që jep UEFA për fituesin e Ligës së Kampioneve.

Marrëdhënia mes tij dhe Florentinos shkon larg në kohë, që nga fëmijëria e bankierit, i lindur në Marok në vitin 1984. Babai i tij ishte një inxhinier ndërtimi dhe mik i presidentit të ardhshëm të Madridit. Anas u rrit dhe filloi të studionte në Kazablanka (Marok), përpara se të transferohej në Francë për të vazhduar shkollimin e tij. Në Paris, ai studioi Matematikën Financiare dhe filloi të punojë në bankën “Calyon” si analist. Që andej, shkoi te “Société Générale”. Ai u ngarkua të ngrinte një zyrë në Madrid, ku u afrua sërish me Florentinon. Ishte viti 2011 dhe presidenti po hidhte themelet për ekipin që do të fitonte gjashtë Champions në periudhën 2014-2024. Pavarësisht moshës, ambicia e Lagrarit e bëri atë të bëhej partner në “Key Capital”, një firmë investimi në Madrid, ku ai këshilloi Florentino Perez gjatë një kohe veçanërisht të vështirë për presidentin aktual të Realit.

Që nga ai moment, marrëdhënia mes Florentinos dhe Anasit u bë më e ngushtë. Ai këshilloi klubin për procesin e mundimshëm të financimit të “Bernabeut” të ri që është sot. Por projekti i tij i madh përkrah presidentit të Realit ishte Superliga Europiane. Lagrari është bashkëthemeluesi i “A22 Sports Management”, kompania – e lidhur me “Key Capital” – e ngarkuar me promovimin e kompeticionit të ri, të prezantuar para publikut në prill 2021. Pandemia ishte shkas për një projekt për të cilin Florentino dhe Lagrari kishin punuar për disa kohë dhe për të cilin siguruan 4 miliardë euro financim nga “JP Morgan”.

LIDHJA ME BARCELONËN – Gjithmonë në prapavijë (fytyra e dukshme e “A22” është Bernd Raiçart, shefi ekzekutiv i kompanisë), Lagrari është gjithmonë aty për të ndihmuar Florentinon, edhe pse nuk mban asnjë pozicion në klub. Lagrari luan një rol plotësues që vlerësohet shumë nga presidenti, të cilin ai e këshillon edhe financiarisht. Financieri maroken u shfaq sërish në transaksionet me “Providence” dhe “Sixth Street”, madje ka këshilluar Barcelonën, partneren e Realit në Superligë, për disa operacione për të shpëtuar situatën delikate financiare të klubit katalanas.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina synon ta barazojë sonte serinë me Trepçën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.