• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ançeloti arrin në një dimension tjetër, një trofe larg Munjozit

03/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur flasim për stolin e Realit të Madridit, emri i Karlo Ançelotit ka statusin e legjendës tashmë. Vendi i italianit në panteonin e hyjnive të trajnerëve të skuadrës së bardhë është ndër tre më të mëdhenjtë, pranë atyre të Migel Munjoz dhe Zinedin Zidan.ancelotiPozicioni i të treve pranon debat, sepse mes tyre ndajnë më shumë se gjysmën e 15 titujve europianë (Champions) që dominojnë dhomën muzeun e trofeve të klubit të bardhë: dy Munjoz dhe nga tre secili për Zidan dhe Ançeloti. Sezoni 2024-2025 do të jetë i katërti radhazi për Karlo Ançelotin në krye të Realit të Madridit. Fjalë të mëdha! Sepse është diçka që nuk ka ndodhur në klubin madrilen prej 51 vitesh.

Në verën e vitit 1973, Migel Munjoz nisi atë që do të ishte sezoni i tij i fundit si trajner i Realit të Madridit, një pozicion që ai e kishte arritur në pranverën e vitit 1960. Një disfatë në Kastejon më 13 janar 1974 do t’i jepte fund historisë së trajnerit më të suksesshëm në historinë e Realit të Madridit. Ai ka qenë në krye të skuadrës së bardhë për 5025 ditë, një shifër që duket e pakapërcyeshme.

Që atëherë, tre duzina me trajnerë kanë kaluar në stolin e bardhë. Deri në këtë fillim sezoni, vetëm Miljan Miljaniç kishte startuar në katër sezone radhazi. Por në të katërtën, aventura e maqedonasit zgjati një ndeshje, sepse disfata në javën e parë në Salamanka bëri që marrëdhënia e tij e mprehtë me presidentin e kohës, Bernabeu të merrte fund. Dhe përpara Munjoz, vetëm Pako Bru filloi dhe përfundoi katër sezone si trajner i Madridit: dy para Luftës Civile dhe dy të parët në Spanjë pas tragjedisë. Për të mbërritur te… Ançeloti.

Me autoritetin që i ka dhënë suksesi i tij në fazën e dytë në Madrid, me dy Champions, italiani arrin këtë javë me Miljaniç në ditë radhazi si trajner i Madridit. Jugosllavi, mësues i lojtarëve që kishte si trajnerë si Del Boske, Kamaço apo Huanito, qëndroi në krye të ekipit për 1060 ditë. Ançeloti do ta arrijë këtë shifër të dielën. Por do të jetë më 14 gusht, në Varshavë, kur Ançeloti mund të futet në një dimension tjetër. Sepse nëse Madridi fiton Superkupën e Europës kundër Atalantës, Karlo do të arrijë Migel Munjozin si trajnerin që ka sjellë më shumë trofe në muzeun e bardhë, 14.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ekipi olimpik i Kosovës i përfundon Lojërat Olimpike me dy medalje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.