• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ançeloti beson te mrekullia pas kolapsit në Champions: E kemi bërë shumë herë, duhet ta bëjmë sërish

08/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti ka pranuar se Real Madridi i tij pësoi një kolaps të plotë në ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit në pjesën e dytë. Tekniku italian i spanjollëve pohoi se ekipi nuk pat forcë të reagonte, por shpreson që ta bëjë një gjë të tillë në “Santiago Bernabeu”.

anceloti

“Për një orë skuadra ishte mirë dhe më pas ne paguam shtrenjtë dy golat e tyre me goditje standarte. Mendërisht nuk patëm një qasje të mirë në pjesën e fundit. Është një humbje e vështirë. Sidomos për shkak të asaj që nuk ditëm të bënim në pjesën e dytë. Dhe sepse në të parën e bëmë mjaft mirë.

A mungoi futbolli? Po. Skuadra u rrëzua mendërisht dhe nuk mundi të reagonte. Deri në atë pikë ishte në ekuilibër. Kishte intensitet. Ata nuk kërkuan shumë hapësira mes rreshtave derisa shënuan të dytin.

Receta për ndeshjen e kthimit? Tani duhet të punojmë, të sakrifikojmë. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’ia dalim. E kemi bërë shumë herë dhe duhet ta bëjmë sërish. Është e ndërlikuar, por duhet ta provojmë nga minuta e parë deri në të fundit”, tha Ançeloti pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Rice me dy super gola kundër Realit, Arsenali ëndërron gjysmëfinalen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.