• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ançeloti dhe gara për titull në Serinë A: Ka katër pretendente, por kujdes Juventusin…

23/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti mendon se janë katër skuadra të cilat këtë vit do të luftojnë për titullin kampion në Serinë A dhe një katërshe tjetër që do i ndjekë. Trajneri i njohur italian, aktualisht në pankinën e Real Madrid, ka folur gjatë për kampionatin italian në një intervistë të dhënë për “Radio Serie A” duke u ndalur te ato që sheh ai si skuadrat të cilat do të diktojnë ritmin në këtë sezon.

anceloti

“Seria A është një kampionat gjithmonë shumë i ndjekur në Spanjë, pasi ka shumë skuadra të rëndësishme. Këtu ndiqet më shumë se sa Premier Liga.

Lufta për titull? Janë katër skuadra në rresht të parë: Napoli, Milani, Interi dhe Juventusi. Pastaj në rreshtin e dytë janë Roma, Lacio, Atalanta dhe Fiorentina që  do të mundohen të qëndrojnë aty pranë.

Këtë vit Juventusi, të cilin e përballëm në SHBA, me faktin që nuk ka kompeticione europiane për të zhvilluar, mund të jetë një skuadër e rrezikshme. Napoli ka bërë një ndryshim të fortë brezash, duke arritur që të blejë lojtarë të rëndësishëm, sidomos një prej sulmuesve më të fortë në Europë i cili është Osimhen. Dhe ky ndryshim radikal  bëri të mundur që të fitonte titullin”, tha ndër të tjera Ançeloti.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Daja konfirmon mungesën e Emërllahut dhe Zybës ndaj Bate Borisov

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.