Real Madridi do të provojë forcën ndaj Barcelonës sonte në mbrëmje, ku në orën 23:00 do të luhet miqësorja në Amerikë. Në prag të takimit, ka folur trajneri Karlo Ançeloti i cili i është përgjigjur të gjitha pyetje që gazetarët kanë pasur.
Ai u ndal edhe te ankesa që Çavi kishte për Arsenalin, duke qenë se këta të fundit kishin luajtur me shumë intensitet duke u shprehur se në miqësore, duhet të luhet në atë mënyrë.
“deklaratat e Çavit për Arsenalin? Do të provojmë të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme. Duhet marrë parasysh që jemi në fazë përgatitore dhe përballë është një rival me kualitet. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë. Rezultati nuk ka rëndësi.
Pyetjet për Mbapen? Nuk më shqetësojnë. Vetëm di që nuk do të përgjigjem për të. Mendoj se kemi bërë mirë dhe duhet të vazhdojmë në mënyrë të tillë.
Stadiumet në Amerikë? Ka stadiume fantastike dhe moderne me një atmosferë shumë të mirë. Na pëlqen të luajmë edhe pse bari nuk është më i miri i mundshëm. Megjithatë, na lejon të luajmë dhe nëse nuk luan mirë, nuk mund të thuash se ishte bari i keq ose fusha e keqe”, u shpreh Ançeloti.
PANORAMASPORT.AL