• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Anceloti: Koha për të treguar se kush jemi

02/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Valencias, të premten.

Kjo do të jetë sfida e parë e “los blancos” për  vitin 2025.

“Ne fillojmë një vit të ri me shumë dëshirë. Është një ndeshje kërkuese ndaj një skuadre që ka ndërruar trajnerë dhe që na ka krijuar gjithmonë vështirësi. Duam ta fillojmë mbarë”, tha Ancelotti.

Më tej, trajneri italian shtoi: “Kjo ndeshje është një sfidë për të fgjithë ne. Skuadra është mirë dhe ka pushuar mirë këto ditë sepse të gjithë janë kthyer të motivuar dhe në formë të mirë”.

“Duhet të fitojmë ndeshje dhe, pas momentit negativ që përjetuam në nëntor, skuadra reagoi. Tani është më e mirë, e motivuar dhe kemi lojtarë të rikuperuar. Alaba tashmë po stërvitet me ne dhe atmosfera është e mirë. Ne mund ta ruajmë këtë vetëm duke fituar ndeshje”, tha Ancelotti.

Duke folur për merkaton e janarit, ai shtoi: “Do të shohim. Kemi shumë ndeshje në janar dhe jemi të fokusuar në këtë. Të flas për merkaton nuk është e lehtë për mua për momentin”.

Ancelotti flet edhe për rivalitetin mes Atletico Madrid e Barcelona në garën par titull. “është një garë e barabartë. Siç ndodhi me ne në nëntor, ndodhi me Barcelonën në dhjetor. Ju keni një rënie dhe pastaj ktheheni konkurrues si më pare. Barcelona dhe Atletico kanë të njëjtin shans për të konkurruar për La Liga si ne”.

Next Post

“Në 2025 do të hyj edhe më fuqishëm”, Zhegrova: Viti 2024 më i suksesshmi

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.