Real Madridi do të përballet nesër në mbrëmje në transfertë me Napolin, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Në prag të këtij dueli, trajneri Karlo Ançeloti ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp.
“Do të luajmë kundër një prej skuadrave më të mira në Itali, me shumë lojtarë të mrekullueshëm. Do të jetë një ndeshje serioze, e kompletuar, do të duhet të përsërisim ndeshjen kundër Gironas”.
A është Belingam më i miri në botë?
“Ai është përshtatur mirë, po tregon cilësi. Nuk ka rëndësi nëse është më i miri në botë apo jo, për mua të gjithë lojtarët e mi janë më të mirët në botë”.
Pse Modriç nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshje?
“Është e habitshme, por ai luajti në Champions dhe derbi. Në mesfushë konkurrenca është e lartë, mund të ndodhë që dikush të mbetet në stol. Unë nuk kam asnjë lloj problemi me të, e respektoj dhe ai më respekton, ndonjëherë duhet të marrësh këto lloj vendimesh”.
A ka ndryshuar ndonjë gjë në rolin e Modriç për këtë ekip?
“Jo, është një vendim teknik, mund të ndryshojë nga dita në ditë. Çdo konferencë shtypi ka një pyetje për këtë temë.”
A do të ndryshojë diçka në stërvitje?
“Është normale që të ketë dyshime, më shumë për ju sesa për mua. Kemi disa opsione, shumë janë rikuperuar, do ta shohim. Duhet të fillojmë nga kjo mbrojtje sepse nëse nuk pësojmë gola ka më shumë mundësi. ”
Çfarë ndikimi ka tek ju rikthimi në Napoli? Çfarë ndeshje duhet të presim?
“Kthimi në Napoli është paksa një rikthim në të kaluarën, duke kujtuar kohën e kaluar këtu, ka pasur momente të mira, momente më pak të mira dhe kemi jetuar në një qytet të mrekullueshëm. Kujtimi i një eksperience pozitive do të mbetet. Është ndeshja më e vështirë e fazës së grupeve për ne, realiteti është se fanella e Real Madridit rëndon mbi të gjithë, në një mënyrë pozitive për ne por edhe për kundërshtarët tanë. Real Madridi është një institucion në këtë kompeticion dhe mendoj se kjo ndihmon.”
E keni të qartë se kush të rreshtohet mes Rodrigo dhe Hoselu?
“Po. A doni të dini? Do ta merrni vesh nesër”.
Çfarë marrëdhënie keni me ish-presidentin tuaj De Laurentiis?
“Unë kam një marrëdhënie pozitive me të gjithë, nuk ka kuptim të kthehem gjithmonë në këtë temë. Nëse marrëdhënia mes trajnerit dhe klubit nuk është pozitive, është më mirë të ndalet. Ishte vendimi më i mirë si për Napolin ashtu edhe për mua, duke qenë se unë shkova tek Real Madrid, klubi më i mirë në botë”.
Kamavinga tha se do të preferonte të ishte një mesfushor, por në vend të kësaj ai luan krahun mbrojtës. A mund të ndryshojnë gjërat?
“Ky është një opsion. Kamavinga mund të zërë role të ndryshme, atëherë është e qartë se nëse e pyet nëse dëshiron të jetë në pankinë apo të luajë si mbrojtës i krahut, ai do t’ju përgjigjet se dëshiron të luajë si mbrojtës i krahut.”
Cili është mendimi juaj për Kvara dhe Osimhen?
“Ata janë sulmues të shkëlqyer. Ata kanë dalë në plan të parë vitin e fundit, tregojnë cilësinë për të qenë në një nivel të lartë në çdo ekip. Janë dy sulmues të thellë, po bëjnë, kanë bërë dhe do të bëjnë shumë mirë. Ka shumë talent. Kvara është shumë i mirë një për një, Osimhen është një sulmues i fuqishëm, i lëvizshëm dhe shumë i rrezikshëm”.
A mundet Kamavinga të luajë përgjithmonë mbrojtësin e majtë?
“Jo, sepse ne kemi dy mbrojtës të majtë, Fran Garsia dhe Mendi, ky i fundit po rikuperohet mirë nga lëndimi i tij”.
PANORAMASPORT.AL