• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ançeloti, në gjykatë: Nuk kam fshehur para!

03/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë pas suksesit me drithërima në Kupën e Mbretit, trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka dëshmuar në gjyqin kundër tij, ku akuzohet për dy shkelje të supozuara tatimore.ancelotiItaliani ka deklaruar se ai kurrë nuk e kishte menduar të mashtronte Thesarin, se as klubi dhe as këshilltarët e tij nuk e paralajmëruan atë se diçka nuk ishte në rregull dhe se ai, nga ana e tij, thjesht negocioi një pagë neto.

Ançeloti shpjegoi se ishte Reali i Madridit që i ofroi të merrte një pjesë të pagës, konkretisht 15%, përmes transferimit të të drejtave të imazhit, për të cilën tha: “Në atë kohë, të gjithë lojtarët e kishin një kontratë të ngjashme.

Madje, edhe trajneri paraardhës (Zhoze) Murinjo, kishte të njëjtën strukturë, më dukej krejt normale ta pranoja”. Gjykata provinciale e Madridit ka nisur të mërkurën gjykimin ndaj trajnerit italian. Prokuroria kërkon katër vjet e nëntë muaj burg për akuzën e mashtrimit të Thesarit për shumën pak më tepër se një milion euro. Ndërkohë që vetë Ançeloti e ka hedhur poshtë këtë akuzë. Procesi gjyqësor do të vazhdojë edhe sot, kur pritet të merret dhe një vendim në lidhmë me trajnerin e Realit. Në favor të trajnerit italian ka dëshmuar edhe bashkëshortja e tij.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FBK organizon trajnim me gjyqtarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.