Wednesday, 27. May 2026
Sport

Ançeloti nuk i frikësohet Sitit, publikon formacionin zyrtar të sfidës dy orë e gjysmë para fillimit!

GS 11/02/2025 1 Min. Lesezeit

Mançester Siti dhe Real Madrid përballen sot në një ndeshje të pazakontë për të dy skuadrat, pasi do të jenë në play-off të Ligës së Kampioneve për një vend mes 16 ekipeve më të mira, në një duel që shumë mirë mund të ishte një finale.

sdfdsffdssfdsdfsdfdfs

Kjo është padyshim kryendeshja e kësaj faze të turneut  e cila është kthyer në një klasike pasi palët janë ndeshur vazhdimisht njëra me tjetrën në 4 edicionet e fundit.

Karlo Ançeloti nuk i trembet aspak një sfide të tillë dhe nuk ka ruajtur sekrete për Pep Guardiolën. Si zakonisht, ai ka publikuar shumë herët, që në orën 18:30 formacionin e skuadrës së tij, për ndeshjen e cila nis në orën 21:00.

FORMACIONET ZYRTARE

MANCESTER SITI: Në pritje

Trajner: Pep Guardiola

REAL MADRID: Kurtua; Valverde, Tçuameni, Asensio, Mendi; Sebajos, Kamavinga; Rodrigo, Bellingam, Vinicius; Mbape.

Trajner: Karlo Ançeloti

PANORAMASPORT.AL

Teilen: