Thursday, 26. March 2026
Sport

Ançeloti shigjeton UEFA-n dhe FIFA-n: E kanë mendjen te paratë jo te cilësia

GS 19/08/2023 3 Min. Lesezeit

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti ka dalë para mediave mëngjesin e së premtes para ndeshjes kundër Almerías në La Liga. Seanca e mëngjesit u karakterizua nga mungesa e Kamavingës për shkak të mbingarkesës në këmbën e majtë.

anceloti

Megjithatë, francezi është grumbulluar nga trajneri italian dhe ai do të vendosë vetëm pak para nisjes së takimit për aktivizimin ose jo të tij. Si rrallëherë, tekniku i “los blancos” ka qenë shumë kritik për kalendarin, duke qenë në të njëjtën linjë me kritikat e ardhur dhe nga homologu i tij te Siti, Pep Guardiola. “Jam dakord me atë që thotë Guardiola.

Ata (UEFA) përpiqet të rrisin spektaklin me më shumë takime, por ata që e pësojnë nga kjo gjë janë lojtarët dhe trajnerët. Ata (UEFA) e shohin që futbolli nuk është më argëtues dhe vendosin sasinë në vend të cilësisë për të fituar më shumë para dhe ata që preken janë lojtarët”, ishte deklarata e fortë e Ançelotit.

KUNDËR ALMERIAS – “Është një skuadër mjaft e organizuar. Javën e kaluar ata u mundën me një penallti, por ata meritonin më shumë. Do të jetë një ndeshje argëtuese. Nuk është një ekip që mbyllet pas. Ne duam të përsërisim ndeshjen në Bilbao”.

KEPA – “Ai po përshtatet mirë dhe po stërvitet mirë, por ndaj Almerias do të vazhdojmë me Lunin. Kepa ka një nivel shumë të lartë dhe Lunin-it i mungon përvoja. Nuk do të kemi rotacione. Të dy janë shumë të mirë, por njëri është do të ketë më shumë minuta”.

ÇMIMET E UEFA-s DHE VINI – “Për mua, Vinicius është një nga më të mirët, nëse jo më i miri, dhe kjo është më se e mjaftueshme. Asgjë nuk më befason më në botën e futbollit”.

PARATË NGA ARABIA SAUDITE – “Ata janë duke investuar shumë në botën e futbollit. Ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë, për sa kohë që janë brenda rregullave”.

DËMTIMET E MILITAOS E KURTUASË – “Është e vështirë të thuhet pse ndodhi. Dëmtimi i gjurit duhet vlerësuar në shumë mënyra. Militao ishte mirë dhe u dëmtua. Kurtua njëlloj. Ne nuk patëm alarm në këtë drejtim. Mendoj se ishte një fat i keq”.

KROS DHE MODRIÇ – “Ata të dy po stërviten mjaft mirë. Është mirë të kesh një javë për të punuar dhe ata janë gati për të luajtur”.

FILMIMET NË DHOMAT E ZHVESHJES – “Unë mendoj se Madridi ka të drejtën e tij të mos dorëzohet dhe gjykata është pajtuar me ta. Të kesh një kamerë në dhomën e zhveshjes nuk ka kuptim”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: