• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ançeloti u përgjigjet skeptikëve: Bilanci nuk bëhet në dhjetor

11/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencën për shtyp para Atalantës, duke pranuar se skuadra e tij ka vështirësi, kryesisht për shkak të mungesave të shumta, por edhe për ngarkesën jo të vogël.

Megjithatë, italiani paralajmëroi se skuadra e tij nuk e ka thënë fjalën e fundit në Champions, pavarësisht ecurisë me ulje-ngritje.

“Reali ka ndryshuar jo pak në krahasim me sezonin e kaluar. Kanë ardhur lojtarë të rinj, kemi pasur probleme të mëdha me dëmtimet. Kemi pasur madje dëmtime të rënda si ato të Karvahal e Militaos, që na kanë kushtuar jo pak në mbrojtje. Nëse bëjmë një bilanc të përgjithshëm, nuk mund të them se jemi të kënaqur. Nuk është shumë pozitiv, por zakonisht bilancet nuk bëhen në dhjetor, por në maj.

Nëse i bën në dhjetor rrezikon të gabohesh. Historia na ka treguar se sa shumë herë janë gabuar me Realin”, deklaroi Ançeloti.

Trajneri i Realit ka saktësuar se e sheh të vështirë që skuadra e tij të mbërrijë në tetë vendet e para që do t’i siguronin kualifikimin direkt.

“Ai ishte objektivi jonë, dëshironim t’i mbyllnim detyrat tona në Champions sa më shpejt. Por me sa duket jemi gabuar. Ndaj e shoh të vështirë për të mbërritur mes tetë të parëve. Megjithatë unë nuk dyshoj në kualifikimin e Realit më tej”.

Next Post

Tifozi 15-vjeçar udhëtoi 17 mijë kilometra të shohë Everton-Liverpool, derbi u shty

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.