Friday, 24. July 2026
Sport

Ancelotti dhe Guardiola kanë refuzuar kombëtaren e Italisë

GS 24/07/2026 1 Min. Lesezeit

Carlo Ancelotti ka refuzuar mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë, pavarësisht interesimit të Federatës Italiane të Futbollit.

Sipas raportimeve të ”Globo”, Federata Italiane kontaktoi trajnerin e Brazilit për t’i ofruar postin e selektorit të Italisë, por përgjigjja e Ancelottit ishte negative.

Ish-mbrojtësi legjendar Paolo Maldini konfirmoi se Italia kishte kontaktuar si Pep Guardiolën, ashtu edhe Carlo Ancelottin, në kërkim të një trajneri të ri, megjithatë, tekniku italian ua bëri të qartë drejtuesve të federatës se është plotësisht i përkushtuar ndaj projektit me kombëtaren e Brazilit dhe nuk ka ndërmend ta braktisë atë në këtë fazë.

Në këtë mënyrë, Ancelotti i mbyll derën kombëtares së vendlindjes, duke konfirmuar se fokusi i tij mbetet te Brazili dhe objektivat e ardhshëm me “Seleçaon”.

Nga informacionet e fundit mediat italiane raportojnë se edhe Guardiola ka refuzuar kombëtaren italiane, duke lënë Federatën me tri opcionet e tjera, Roberto Mancini, Antonio Conte dhe Andrea Pirlo.

Teilen: