Friday, 20. March 2026
Sport

Ancelotti do Harry Kane, tekniku italian takim me drejtuesit për sulmuesin

GS 04/06/2023 1 Min. Lesezeit

“Unë nuk do të flas për të ardhmen e ekipit. Kane është një lojtar i madh, por ai i përket Tottenham”.

Këto kanë qenë fjalët e Carlo Ancelottit, trajnerit të Real Madrid, në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit anglez i cili pritet të zëvendësojë Benzema.

Sipas asaj që  raportohet nga “The Athletic”, trajneri italian ka pasur një takim me drejtuesit e klubit ku i ka kërkuar të vazhdojnë kontaktet me Tottenham në lidhje me Kane./h.ll/abcnews.al

Teilen: