Carlo Ancelotti është në javët e fundit të punës te Real Madrid.
Trajneri italian nuk e ka më besimin e presidentit Florentino Perez.
Disfatat me Arsenalin në Champions League janë të papranueshme në “Santiago Bernabeu”, kështu që Don Carlo e di fatin e tij: ai do të shkarkohet, nëse nuk jep dorëheqjen.
Sipas mediave spanjolle, trajneri italian nuk po mendon fundin absolut të karrierës si trajner dhe as një pushim të përkohshëm.
Pasioni i tij vazhdon, kështu që në mendjen e tij po bluhet një ide e re.
Ancelotti pret të marrë një ftesë nga Federata Braziliane e Futbollit. Ai do një kombëtare dhe Brazili është skuadra e duhur.