Pas bashkëlojtarëve, edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Kylian Mbappe.
Mbappe është duke kaluar nëpër momentet më të vështira të karrierës pasi ishte njëri prej fajtorëve kryesor për humbjen e Realit nga Athletic Bilbao.
Mbappe humbi penalltinë dhe kjo ishte hera e dytë rresht që sulmuesi francez dështon nga pika e bardhë me fanellën e klubit madrilen.
“Kylian Mbappe nuk po luan në nivelin e tij më të lartë, por duhet ti japim kohë që të adaptohet. Kjo nuk ka të bëjë me penalltitë por atij thjeshtë i duhet përkrahje”, ka thënë Ancelotti.
Mbappe para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Real Madridit dhe deri më tani, ai ka 10 gola në 20 paraqitje për ekipin spanjoll në të gjitha garat.