• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti i zhgënjyer: Nuk pashë Realin në fushë, nga lojtarët “kalon” vetëm Mbappe

13/01/2025
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

I zhgënjyer nga lojtarët e tij pas humbjes 5-2 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti vlerësoi performancën e Kylian Mbappe

“A ka diçka që vlerësoj nga kjo ndeshje? Asgjë, përveç paraqitjes së Mbappe. Ai luajti shumë mirë, bëri disa lëvizje të shkëlqyera, shënoi. Për pjesën tjetër duhet të harrojmë. Dhe të shohim përpara”, tha Ancelotti në konferencë, duke komentuar 5-2 në favor të Barçës.

“Duhet të përballemi me realitetin: nuk u mbrojtëm mirë, ata shënuan shumë lehtë dhe nuk ishim në gjendje të punonim as kolektivisht as individualisht sepse humbëm shumë duele, por ky është futbolli. Jemi të trishtuar dhe të zhgënjyer dhe ne ndajmë trishtimin e tifozëve tanë, por duhet të shikojmë nga e ardhmja, sepse ka sfida të tjera për t’u përballur, “shtoi trajneri italian.

“Ne mund të humbim ndeshje, por jo siç luajtëm në pjesën e parë. Mendova se pas përjashtimit të Szczesny mund të ktheheshim në lojë, por edhe me epërsinë numerike nuk arritëm të gjenim zgjidhje”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Realit të Madridit.

Next Post

Kërcënohet me vdekje gruaja e Kai Havertz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.